Reagimi/ 7 qepje në fytyrë, Braçe publikon foton e futbollistit Cara: Pse duhet të jesh i pasigurt nga dhuna e shkallëve?

1 Minuta Lexim

Një incident i rëndë u regjistrua në duelin mes Kukësit dhe Partizanit. Futbollisti Tedi Cara, realizoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 14-të, teksa shkoi për të festuar pranë stolit të Partizanit, u godit me shishe uji nga tribuna qendrore.

Në këtë moment Cara e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen, teksa u largua menjëherë drejt spitalit, ku mori ndihmën e nevojshme, me shtatë qepje në fytyrë.Në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, që njihet si tifoz i Partizanit.

“Futboll dhe gjak. Ky është Tedi Cara, 7 qepje në fytyrë. Nuk u dëmtua me ndonjë përplasje në fushë, përballë Kukësit. U godit nga tribuna fill pas shënimit të një supergoli. Mirë shkallët e stadiumit, po në fushë pse duhet të jesh i pasigurt nga dhuna e shkallëvë?”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull