Gazetari tregon detajet dhe zbardh e-mail-in e Gledis Nanos që ngre alarmin

1 Minuta Lexim

Ish-drejtorit të Policisë së Përgjithshme, Gledis Nanos iu hakerua posta elektronike, nga ku rrodhën një sërë informacionesh konfidenciale, ndër to dhe një e-mail, ku ai ngre alarmin se në Shqipëri po qarkullon masivisht drogë sintetike, konkretisht ekstazi.

Gazetari Eni Ferhati është shprehur se sipas e-mail-it Nano ka kërkuar nga sektorët e narkotikëve të ndiqen me prioritet këto raste.

Sipas Ferhatit, të tilla informacione nuk cënojnë sigurinë kombëtare, duke iu përgjigjur kështu njoftimit të prokurorisë që ndaloi përhapjen e çfarëdolloj informacioni brenda postës elektronike të hakuar.

Gazetari solli në vëmendje se në e-mail-e ka dhe emra të bashkëpunëtorëve të drejtësisë të cilët, nuk mund të bëhen publikë në asnjë lloj mënyrë, së pari pari për sigurinë e personave dhe së dyti sepse i tillë informacion nuk ka interes publik.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull