Balluku nxjerr tabelën/ Këto janë pajisjet shtëpiake që harxhojnë deri në 800 kWh në muaj

1 Minuta Lexim

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar një tabelë shpjeguese për konsumin e energjisë.

Në një postim në Facebook, Balluku ka analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa sugjeron qytetarët të kursejnë.

“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kWh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan ministrja.

Kujtojmë se nga 1 tetori konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh.

Konkretisht, tarifa për blerjen e energjisë është 35 lekë për kWh, plus 7 lekë tarifat e transmetimit.

Kjo rritje e energjisë të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë që më pas do të ketë një vendimmarrje të dytë edhe në varësi të situatës meteorologjike.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull