Zgjedhjet vendore mes 15 prillit e 15 majit 2023?! PS mbledh sot Kryesinë! Do diskutojë përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie

1 Minuta Lexim

Partia Socialiste ka filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore 2023. Socialistët do të mbledhin kryesinë në orën 18:00. Në kryesi pritet që të diskutohet përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie.

Ende nuk është përcaktuar një ditë për zgjedhjet vendore 2023, ndërsa pritet që të mbahen në pranverë, në muajt prill ose maj.

Burimet thone se data e zgjedhjeve do të jetë mes 15 prillit e 15 majit të vitit 2023, ndërsa do të jetë Presidenti i Republikës ai që do të përcaktojë datën e saktë, pas konsultave me krerët e grupeve parlamentare.

PS shkon në këto zgjedhje përballë një opozite e cila është e ndarë në tre fronte, nga njëra anë Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën, nga ana tjetër edhe PD e ndarë në dy grupe, ai i Enkelejd Alibeajt dhe ai i Sali Berishës.

Ndonëse të ndarë në tre fronte, nuk kanë munguar thirrjet e deputetëve të opozitës që të dalin bashkë në këto zgjedhje përballë maxhorancës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull