Rama : PD ka marrë para ruse. Saliu ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur në luftë me Amerikën

3 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama duke folur në sallën e Kuvendit, ka përmendur financimet ruse në partitë politike në Shqipëri.

Ai tha se sot ata demokratë që betohen se në PD nuk ka hyrë asnjë financim rus, e kanë ditur që Lulzim Basha dhe një grusht deputetësh të djathtë kishin marrë financime ruse

Sipas tij ata që sot sulmojnë Bashën, betoheshin për “Virgjërinë” e tij dhe kundërshtonin të vërtetën dhe faktet, duke i quajtur mashtrime dhe lobime të Sorosit dhe qeverisë shqiptare.

Për sa kohë ju nuk keni njerëz të cilët besojnë çdo gjë dhe të kundërtën e çdo gjëje jeni në të drejtën tuaj që të ushqeni dhe iluzionin që mund të talleni me këtë popull. Por siç nuk ju ka ecur asnjëherë përsëri nuk do ju ecë. 

Do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike nëse do të kishit qenë po ju në atë kohë kur kjo çështje u bë publike nuk do kishit bërë betime për virgjërinë e Lulit, dhe nëse nuk do kishte qenë non-grata juaj me çarçafin e bardhë për të mbuluar virgjëreshën e atij që kishin në krye. Nëse ju nuk do kishit akuzuar Sorosin, për faktet në të cilat ju po kërkoni ti nxirrni nga tuneli ku i paskam fshehur unë për interes të atij që ju e hodhët përtokë. 

Që PD është financuar nga para ruse kjo është botërisht i njohur, fakt i dalë në atë kohë, i mohuar kategorikisht nga ju. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër, garancia absolute vinte gjithmonë andej nga vinte gjithë ato vite rresht, Mos ma prekni Lulin, kush e thoshte unë, apo ai që ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur në luftë me Amerikën.

Unë do thoja vetëm kaq, jo vetëm që ato para financim i paligjshëm i partisë politike kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish, dhe që tani ai grusht është ndarë me dy gishta në njërën anë dhe dy në anën tjetër dhe i pesti që po mendohet se në cilin nga dy gishtat do futet. 

Por unë po ju them se ka më shumë se aq, prandaj mos u nxitoni me deklarata dhe proklamata”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull