Turqit i frikësohen grekëve: Kanë avionë më të mirë se ne, e kemi të pamundur

4 Minuta Lexim

Blerja e 18 avionëve “Rafale” dhe modernizimi i avionëve F-16 në nivelin “V” nga Greqia kanë shtuar shqetësimet në Turqi pas refuzimit të SHBA-ve për të mos dhënë avionët F-35, ku turqit kanë qenë pjesë e programit.

Eksperti i aviacionit Cem Dogut, theksoi në mediat turke blerjet e fundit të grekëve kanë ndryshuar balandat e forcës ajrore në Egje, raporton abcnews.al.

Doğut shkruan: “Fakti që Forcat Ajrore Greke do të modernizojnë F-16-të e saj me blerjen e 18 avionëve luftarakë Rafale nga Franca dhe modernizimi i të F-16 në nivelin F-16V është një hap i rëndësishëm për të ndryshuar ekuilibrat e fuqisë në rajon. ”

Por, Turqia po kërkon alternative tani, kur amerikanët i përjashtuan nga programi i avionëve F-35 sepse Erdogan bleu raketat ruse S-400.

Duke theksuar se Greqia ka rritur ndjeshëm kapacitetet ajrore sëfundmi, eksperti turk tha:

“Aftësitë e avancuara të radarëve dhe të luftës elektronike të avionëve Rafale dhe F-16V u mundësojnë atyre të bëhen superiorë ndaj avionëve tanë ekzistues. Është bërë e vështirë për ne t’i ndalim këta avionë me alternativat që kemi. Aftësia e raketave të përdorura në avionët Rafale do të jetë gjithashtu një avantazh i rëndësishëm për Greqinë. Për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi të mundshëm, është thelbësore për ekuilibrin në Egje që ose të modernizojmë avionët që kemi ose të blejmë avionë të rinj.”

Turqia ka 3 alternativa

Duke deklaruar se Turqia ka 3 alternativa të ndryshme krahas avionëve F-35, Doğut tha, “Ne mund t’i ndajmë alternativat ekzistuese në tre. Bëhet fjalë për avionë amerikanë, të bllokut perëndimor dhe lindor (ruso-kinez). Nëse kemi probleme me SHBA-në për shkak të F-16, natyrisht që nuk do të mund të blejmë avionë të tjerë me origjinë amerikane.

Janë 3 avionë të tjerë të prodhuar nga blloku perëndimor. Bëhet fjalë për Rafale të prodhimit francez, Gripen të prodhimit suedez dhe avionët Eurofighter të prodhimit të përbashkët gjerman, italian, spanjoll dhe britanik.

Për shkak të problemeve politike me Francën dhe Suedinë, ne nuk kemi mundësi të blejmë avionët e prodhuar prej tyre. Kandidati më i fortë këtu është avioni Eurofighter. Fakti që kemi marrëdhënie të mira me tre vendet e tjera prodhuese përveç Gjermanisë, e bën këtë avion një kandidat serioz. Duke qenë se është një avion teknologjikisht më superior se avionët tanë aktual, do të rrisë seriozisht aftësinë e Forcave Ajrore Turke”, tha ai, duke renditur alternativat e avionëve me origjinë perëndimore.

Duke komentuar për avionët rusë, megjithëse në letër janë avionë të mirë, për fat të keq në praktikë nuk janë të tillë, Cem Doğut theksoi se avionët rusë nuk treguan performancë të mirë në luftën e Ukrainës:

“Sidomos nëse shikojmë luftën e fundit Ukrainë-Rusi, shohim se avionët rusë nuk janë për luftën e kohës sonë. Nëse shikojmë përvojat e vendeve që kanë blerë avionë nga Rusia më parë, prodhuesi ka vështirësi në mbështetjen e avionëve të tyre është i vështirë integrimi i municioneve të reja dhe më e rëndësishmja është i vështirë operimi, pra mirëmbajtja e avionit. Kjo duket”.

Duke e shpjeguar këtë situatë me shembuj nga Malajzia dhe India, Doğut tha:

“Përvoja e Malajzisë është një shembull shumë i mirë. Ata përdoren avionë rusë Su-30 dhe avionët amerikanë F-18. Shkalla e gatishmërisë luftarake të avionëve Su-30, pra numri i avionëve që janë gati të fluturojnë në çdo kohë, pa asnjë keqfunksionim dhe problem, është shumë i ulët. Të njëjtën përvojë të dhimbshme pati edhe India dhe tani ka filluar të blejë avionë perëndimorë”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull