“Ka koordinim të veprimeve mes Rusisë e Iranit”- Kolonel Dritan Demiraj flet për sulmet kibernetike

2 Minuta Lexim

Koloneli Dritan Demiraj thotë se sulmet kibernetike ndaj vendit tonë mund të jenë një koordinim mes Rusisë dhe Iranit. Në një intervistë në emisionin “Frontline” në News24 ai u shpreh se nëse të dhënat e Memex kanë dalë kjo sjell një problem të madh në parandalimin dhe luftën ndaj krimit në të ardhmen.

“Në pozicionin e ministrit të Brendshëm ke akses në disa të dhëna. Nuk është vetëm Memex, por ka edhe të tjera të ministrive apo policisë, sisteme sekrete dhe sistemet që përdor SHIK.

Nëse të dhënat e Memex kanë dalë kjo sjell një problem të madh në parandalimin dhe luftën ndaj krimit në të ardhmen. Dalin të dhënat e personave bashkëpunëtorë, që intensifikon nivelin e krimit, pasi një pjesë e bashkëpunëtorëve me persona nga politika e vrasës me pagesë në lidhje me krimin, është problematike”, u shpreh nder të tjera Demiraj.

PJESË NGA INTERVISTA

Karapanço: Lista që ka dalë e po qarkullon, a është pjesë e MEMEX?

Demiraj: Nuk E di. Është informacion për të cilin nuk jam i informuar.

Karapanço: Pse duhet sulmuar Shqipëria?

Demiraj: Do të ishte mirë që të ishte më serioze e më e përgjegjshme Shqipëria, pra qeveria në mbrojtjen e këtyre të dhëna. Duhej investuar më tepër në këtë drejtim. Por gjykoj se nuk është vetëm Shqipëria që është sulmuar. Këto janë më sensitivet, por ka koordinim të veprimeve mes Rusisë e Iranit.

Së fundmi kemi intensifikim të sulmeve edhe nga Rusia.

Kapacitetet e luftës kibernetike të Rusisë janë të njohura, në të njëjtën linjë janë edhe Koreja e Veriut, Kina e Irani. Shqipëria ka qenë pro sanksioneve ndaj Rusisë, pra mund të kemi koordinim të veprimeve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull