Takimi i Komunitetit Politik Europian, Rama: Në fokus ishte kriza energjitike! Kam insistuar që të ndihmohen vendet e Ballkanit

1 Minuta Lexim

Më shumë se 40 liderë nga e gjithë Evropa u pritën sot në Pragë për të marrë pjesë në takimin përurues të Komunitetit Politik Evropian.

Kryeministri Edi Rama nga Praga ka bërë me dije se edhe vendet e Ballkanit do të jenë pjesë e bisedimeve të Bashkimit Europian për përballimin e krizës energjetike.

“Lajmi i mirë është që me kërkesën time drejtuar kryetares së komisionit është pranuar që të thirren edhe ministrat tanë të energjisë në takimin që do zhvillohet në Pragë për të trajtuar çështjen e energjisë si një çështje europiane dhe jo si një çështje të BE.

Në tryezën e rrumbullakët ku kam qenë bashkë me kryeministrin e Holandës tonë fokusi kryesor ka qenë kriza energjetike dhe si vendet tona, duke filluar nga vendet tona, duke nisur nga vendet që kanë hapur negociatat për anëtarësim, do duhet të ndihmohen drejtpërdrejte.

Unë kam insistuar që duhet të përfshihen të 6 vendet, pavarësisht nëse i kanë hapur apo jo negociatat”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull