Personazhe në rrugë

2 Minuta Lexim

Mitro Cela

FIZARMONIKANË BULEVARD
-Baltazar Nanca:
me origjinë nga Përmeti. Lindur e rritur në Vlorë.-
Ura mbi Lanë. Në krah të “Tajvanit”.
Në mes të urës ulur një burrë.
Me firzamonikë në duar.
Bokse.
Mikrofoni.
Këndon me partitura.
Gjë e rrallë për këngëtarët e rrugës.
Një kuti për të mbledhur “honorare”.
E kisha parë disa herë, kur kaloja me makinë.
Gjithmonë këndonte këngë italiane.
Dje isha në këmbë.
Hodha një monedhë në kuti.
Ndaloi këngën. Më falenderoi.
-Nga je?
-Nga Vlora. Po ti?
-Nga Mbrezhani i Përmetit. Jemi kallajxhij me famë!
-Avash, avash. Me duar femre, nuk ka kallajxhij.
Kalajxhi kam qënë vetë.
Kam punuar në komunalen e Vlorës.
35 vjet.
Kallaisnim enë.
Kallaj.
Nishadër.
Të të them një sekret?
Kur mungonte nishadëri, përdornim urinën.
Si kimikat?!
Ku punon?
-Tek Fiks Fare.
U ngrit në këmbë.
-Më quajnë Baltazar Nanca.
Nuk gjen në Shqipëri emër dhe mbiemër si imi.
Jam edhe unë nga Përmeti…
Nga viti 1920 gjyshi u vendos në Vlorë…
Kam kënduar gjithë jetën.
Edhe në qytetet e Greqisë. Sidomos në Selanik.
Pëlqej muzikën klasike.
Kanconisimit italjane.
-Po këngë përmetare?
-Janë perla.
Por kërkojnë gërnetën e Laver Bariun?…
E kam pasur mik.
Kemi kënduar bashkë.
Usta Laverin nuk e bën më nëna!
Kur thua Përmet, mëndja të shkon tek Naimi dhe Usta Laveri!…
Dje ishte një gazetare e Fiksit.
Paloma.
Më tha:”Kemi përvjetorin e Fiksit. Duam një urim.”…
Me firzamonikë? Këndova Santa Luçia…
Fiksi dhe Santa Luçia e kanë festën në një Gjë e rrallë.
-Bëjmë një foto?…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull