Enigma pertej oqeanit

20 Minuta Lexim
Nga Albano Kolonjari (SHBA)
“Me ne fund, dikush u kujtua edhe per mua”, thote Bashkim Muhedni, teksa na uron mirseardhjen. Ne Bronx, ulur ne klubin, “Portofino” ku te gjithe e njohin me emerin “Baci”, Muhedini, na tregon historine e tij, momentet brilante dhe ato te hidhura. Pesha e viteve mbi supe ne keto caste nuk ekziston. Rikthimi ne jeten e tij sportive, e ka gjalleruar, e ndersa duart i dridhen nga emocionet, ne syte tij lotet jane grumbulluar dhe jane gati te “shperthejne”. Nuk e di perse, por ndersa flisnim per karrieren e tij sportive mu kujtua nje shprehje e filmit “Nje nate pa drite” kushtuar Migjenit :”…pashe nje lule qe u vysh para kohe…”. Dhe ne fakt karriera brilante e Bashkim Muhedint do te venitej (vyshkej) para kohe. Shkaku? Muhedini ishte ne ate kete kohe dhendri i Beqir Ballukut. Ish drejtuesi i larte i PPSH ne vitin 1974 do te shpallej “armik i popullit dhe Partise” dhe per rrjedhoje Muhedini nuk mund te mbronte porten e Partizanit dhe Kombetares Shqiptare. 18 vjec ishte Bashkim Muhedini kur veshi per here te pare bluzen e ekipit te pare te Partizanit. Tete vjet me vone, ndersa ishte numri nje jo vetem e portes se kuqe por edhe Kombetares Shqiptare, Muhedini detyrohet te vare dorashkat ne gozhde. Ishte vetem 26 vjec…
“Kam lindur ne Tepelene, ne vitin 1949” thote Baci, “por me origjine jam nga Frasheri. Vij nga nje familje e madhe. Ne ishim 6 vellezer dhe tre motra. Vellezerit me te medhje ishin partizane. Pas luftes ata u vendosen ne Tirane, dhe me morren me vete. Isha vetem 3 vjec kur zbrita per here te pare ne Kryeqytet. Futbollin e kam filluar qe femije ne moshen 8 vjece, kam luajtur te Fusha e zeze, te Fusha e Shallvareve, te Liqeni deri sa vajta ne Shkollen Skenderbeg. Ne shkolle fillimisht u aktivizova me basketboll, dhe me pas serisht me futbollin. Traineri im i pare ka qene Ismet Mece. Ne ate kohe luanim ne Spartakiaden e Tiranes. Por ai qe me shtyu te luaja ishte Bejkush Birce, i cili ishte petagog i edukimit fizik ne Shkollen Skenderbej. Te Partizani me kane drejtua Refik Resmja, Rexhep Spahiu, Loro Borici, Kolec Kraja etij. Por me shume jam dretuar nga i madhi Loro Borici, te cilin e kisha trainer edhe ne ekipin Kombetar.
Partizani dje
Ishte nje periudhe e veshtire tek Partizani. Skuadra kishte ngelur vetem me Mikel Jankun. Me morren nga te rinjte dhe me quan ne ekipin e pare. Isha reth 17-18 vjec. Ishte nder te luaje per Partizanin sepse ishte nje nga ekipet me te mira ne Shqiperi. Por ne vend kishte shume ekipe cilesore si Tirana, Dinamo, Vllaznia dhe Flamurtari. Cdo bluze eshte e rende per ate qe e vesh, por bluza e Partizanit, kishte dicka te vecante. Te kuqte ishin ekipi me popullor ne Shqiperi. Ishte sezoni 1969-1970. Aktivizimin e pare kryej ne Kupen e Shqiperise. Trainer ishte Refik Resmja. Mesa mbaj mend nuk donte ta aktivizonte Mikel Jankun sepse ishte i grumbulluar me Kombetaren. Ne takimin me Luftetarin Refiku aktivizoi Fatmir Lelen qe ne kete kohe ishte portier i dyte me Partizanin, rezultati ishte 2-0 per ne. Ne pjesen e dyte i madhi Resmja me beson porten. Por 90 minuteshi i pare erdhi ne ndeshje me 17 Nentorin (Tirana sot). Ishte nje ndeshje qe nuk mund ta harroj skuadra luajti shume mire dhe ne fituam 3-0. Po kete vit fitojme edhe Kupen e Shqiperise.
Mikel Janku
Mikeli me ka ndihmuar shume. Kishte raste qe nuk bente stervitje vete dhe vinte me ndihmonte mua. Per mua eshte “profesori” qe me mesoi gjithcka qe kishte mundesi. Te zije vendin e Mikel Jankut ne porte ishte shume e veshtire. Fjale pak dhe pune shume. Jam i nderuar qe e kam njohur dhe kam punuar me te.
Tre Skenderbegas “Gardiane” te Partizanit
“Po te isha une ne porte nuk do te ishte Perlati”, thote me te qeshur Bashkim Muhedini. Kur me hoqen mua, e moren Perlatin nga ekipi i te rinjeve, ku ishte portier i dyte. Ne nje ndeshje miqesore me Kinezet ai u aktivizua ne 45 minutat e dyta, duke treguar aftesite e tij, dhe ne kete menyre ai fitoi bluzen me numrin 1. Perlati ishte nje portier shume i mire. Une isha shume i kenaqur qe me zevendesoi nje Skenderbegas dhe tradita e mbrojtjes se portes vazhdoi. Mikel Janku, une dhe Musta kemi dale nga shkolla Skenderbej. Po te ishte kjo shkolle tradita do te vazhdonte dhe Partizani do te kishte portiere cilesore. Nje nga elementet e sportit eshte disiplina e larte dhe kete disipline e fitoje ne shkollen e oficereve. Perlati per kohen ishte portier me i mire dhe cilesite e tij e tregoi se me Partizanin ashtu edhe me ekipin Kombetar. Ai po i tregon aftesite e tij tashme edhe ne fushen e traingut dhe elementi I ri duhet te mesoje sa me shume nga Perlati”.
Ylli im e ka emerin Panajot Pano.
Panajot Panon e kam patur shume mik. E Kam njohur familjarisht. Per vlerat e tij si njeri ishte i pakrahasueshem dhe sportist shume i madh. Duhet shume pune per te bere nje futbollist si Panajoti. Ai me ka ndihmuar shume. Kur me thirren ne Kombetare, per here te pare, me morri me vete. Mbaj mend qe ishim grumbulluar ne malin e Dajtit. Panajoti me morri ne dhomen e tij, po keshtu veproi edhe kur u grumbulluam ne Vlore. Me ndihmonte , me jepte keshilla, si te punoja, me fliste per futbollin dhe pasionin per te:”O nise rrugen, ose mos e nis fare, se rruga nuk lihet pergjysem”, me thoshte. Me te drejte eshte cilesuar “Mbreti” i futbollit shqiptar
Loro Borici
Loro Borici eshte pa dyshim trainer me i madh i futbollit shqiptar. Fale aftesive te tij ne arritem te fitonim Kupen Ballkanike me Partizanin ne vitin 1970. Ishte nje njeri i shkelqyer. Du ate them se Loro Borici eshte figura me komplekse e futbollit shqiptar. Ate e donin dhe e respektonin kudo qe ishte dhe gezonte nje popullaritet te madh. Kam pasur fatin e madh ta kem trainer tek Partizani dhe ne ekipin Kombetar.
Partizani Kampion i Ballkanit
Fitimi i titullit Kampion Ballkani me Partizanin eshte kujtimi me i bukur i jetes time sportive. Ne kishim fituar Kupen e Shqiperise. Pas fitimit te ketij trofeu na njoftojne se do te marrim pjese ne Kupen Ballkanike. Mbaj mend qe ne grup kishim ekipin jugosllav Sllaboda dhe Universitatea e Krajoves Rumani. Ne ate kohe udhetonim me autobus. Udhetimi nga Tirana ne Tuzla zgjati tre dite, dhe gjate rruges na u prish autobuzi yne, dhe ne Tuzla vajtem me autobuzat e linjes. Per te pare ndeshjen kishin ardhur shume kosovare. Ne kalojme te paret ne avantazh me ane te te madhit Pano. Ishte nje super gjuajtje e Panajotit nga 30-35 metra. Sllaboda barazoi rezulatin ne pjesen e dyte dhe ndeshja e pare me ta perfundoi ne barazim 1-1. Duhet te kete qene muaji maj i vitit 1970, kur luajtem ne “Qemal Stafa” me ekipin e njohur rumun Universitatea. Kemi fituar 1-0 me gol te Agim Jankut, me nje gjuajtje direkt nga goditja e kendit. Nje eurogol per nga menyra e realizimit. “Kembeshpejti” Janku shenon edhe ne ndeshjen e kthimit ne Rumani. Partizani fiton edhe kete ndeshje 1-0. Ishim ne krye te grupi me pese pike. Ndeshjen e fundit qe zhvilluam ne Tirane me Sllabota humbasim 1-2, kalojme te paret ne avantazh me ane te Panajot Panos, me nje gol tipik si ai i ndeshjes se pare. Gjyqtari ne kete takim, pas nje nderhyrje qe bera ndaj nje sulmuesi jugosllav na ndershkon me 11 metersh dhe ata barazojne 1-1. Ne pjesen e dyte Sllaboda shenon golin e dyte, por pavaresisht humbjes ne kualifikohemi per ne finale. Perballe kishim nje nga ekipet me te mira bullgare ne kete kohe Beroe Stara Zagora. Ndeshja e pare luhet ne bullgari. Loro Borici na udhezoi te luanim me nje mbrojtje te ngjeshur dhe te aplikonim kundersulmin e shpjete. Ishte nje ndeshje e madhe. Besoj se ne stadium kane qene 30-35 mije tifoze bullgare. Ne pjesen e pare Sabah Bizi, ben qe stadium te heshte. Partizani kalon ne avantazh 0-1. Bullgaret barazojne ne pjesen e dyte 1-1. Ndeshja e kthimit ne Tirane nuk u zhvillua pasi bullgaret nuk e paraqiten. Ne kete menyre Partizani ne perberje te te cilit ishin futbolliste si”Panajot Pano, Bizi, Janku, Lin Shllaku, Cani, Balluku, Berisha, Ziu, Cako, Shandro etj u shpall Kampion Ballkani.
Partizani sot!
Nuk i kam shkeputur lidhjet me Partizanin. Kur vete ne Tirane, takoj ish lojtare dhe drejtues aktual te Partizanit, dhe bisedoj me ta per cdo problem. Shkaterimi i te kuqve filloi qe ne kohen qe drejtimin e moren Italianet. Me vone, kur njerezit pretendojne te marrin nje thele te madhe ngelin pa gje. Partizani ngeli pa koke dhe u braktis. Partizani ashtu se edhe te gjitha klubet ne Shqiperi nuk kane ndonje organizim te mirfillte, sic kane te gjitha klubet Europiane apo edhe ketu ne SHBA. Sot ne Shqiperi ka nevoje per nje riorganizim te strukturave te klubeve. Kjo jo vetem qe nuk po behet, por klube me emer si Partizani dhe Dinamo po shkaterohen vetem e vetem se ato jane krijur vite me pare nga ministrite perkatese. Nuk e ka bota dhe nuk duhet ta kemi as ne. Kjo eshte e gabuar. Psh Amerika ka futbollin amerikan, mos valle duhet ta kemi edhe ne sepse e ka bota. Ne menyre absolute jo. Oficeret dhe policet ne ate kohe kane paguar para per te mbajtur ekipin. Por edhe sot ka oficere, dhe police. Edhe ata e pelqejne futbollin, edhe ata e kane nje ekip. Nuk prish pune emeri. Partizani, Dinamo, Tirana, Vllaznia, Flamurtari jane ekipe madhore te Shqiperise. Jane ekipe te cilat njihen ne Europe, dhe kane shkruar historine e futbollit shqiptar. Dhe keto ekipe shteti shqiptar duhet ti shpalle “Monumet kulture”. Gjithsesi me vjen mire qe Partizani, u ngjit ne kategorine e pare, dhe uroj qe te kthehet ne gjirin e skuadrave me te mira, sepse eshte elita e futbollit shqiptar. Nje aresye tjeter per te cilen Partizani dhe Dinamo nuk duhet te shkaterohen eshte fakti qe popullsia e Tiranes eshte sot rreth 1 milion banore dhe ka shume te rinj qe duan te luajne futboll dhe te jene pjese e ketyre klubeve.
Debutimi me bluzen kuqezi.
Ndeshjen e pare nderkombetare e kam luajtur ne Rumani me ekipin Shpresa. Luanin perballe Greqise. Rezultati ishte 2-0 per helenet. Ne porte ishte Koco Dinella. Terreni ishte i veshtire dhe Dinella nuk ishte ne formen e tij me te mire. Loro Borici me thote:” zhvishu dhe te behu gati, do te futesh ne fushe” . Ne fillim hezitova. Ishin 10 minutat e fundit te takimit:”cfare mund te bej”, i them,” nuk kam bere as nxehmjen e duhur, pastaj edhe rezulati eshte 2-0 per ta”. Por ne keto moment hidhet Ramiz Pregjja:”Futu ti se kjo eshte ndeshja e pare per ty. Futu dhe provo veten”.
Ndeshjen e pare me Kombetaren e kam luajtur perballe Gjermanise Lindore ne Karlsruhe ne vitin 1971. Gjermanet fituan me rezultain 2-0. Kjo ndeshje ka ngelur gjate ne kujtesen time. Gjermanet ishin superiore. Kam pritur aq topa ne kete ndeshje, aq sa mu duk sikur takimi perfundoi 12-0 per gjermanet. Pak muaj me vone fitojme me Turqine ne Tirane 3-0 dhe kjo ishte fitorja e pare dhe e vetme me bluzen e perfaqesueses Shqiptare.
Enigma
Ne websajdet e futbollit emeri i Bashkim Muhedint figuron si portier i Partizanit deri ne vitin 1975. Por vete Bashkimi thote qe:”une kam qene pjese e Partizanit deri ne vitin 1976. Une qendrova ne klub por isha i pezulluar, dhe nuk mund te aktivizohesha. Mund te them qe Partizani ne kete moment nuk kishte nje portier te qendrueshem. Mbaj mend qe ata hoqen Arian Hoxhen sepse pesoi 4 gola. Qirko nuk mund te luante tek Partizani..Ne ndeshjen me Flamurtarin aktivizohem dhe fitojme 1-0. Takimin e ardhshem e kishim me Dinamon. Po te fitonim ate takim, fitonim edhe titullin Kampion. Perpara ndeshjes me komunikojne vendimin e FSHF perjashtimin nga klubi i Partizanit. Vite me vone mesova se pas vendimit te FSHF qendronte Hysni Kapo. Dhendri i tij Mehdi Bushati, kishte luajtur per Dinamon dhe ishte nje prej drejtueseve te sportit shqiptar. Ishte ai qe i kishte kujtuar Hysni Kapos se kush isha..Dhe Bushati me nje gur vrau dy zojgj, mua me hoqen perfundimisht nga klubi i Partizanit dhe Dinamo fitoi titullin Kampion.
Pertje Oqeanit.
Bashkim Muhedini eshte gjithmone ne ndikje te futbollit. Pak vite me pare Baci, drejton ne New York, ekipin e NYC Albania, e cila ka ne perberje futbolliste jo profesionale, te moshes mbi 30 vjec. NYC Albania aderon ne Ligen Cosmapolitane, (Cosmopolitan Soccer League). Pas nje sezoni te mire, Muhedini, pas mosmareveshjeve me stafin drejtues jep doreheqjen nga drejtimi i skuadres. Por kjo nuk eshte hera e pare qe ish-portieri i Partizanit drejton nje skuader futbolli. Pas perjashtimit nga Klubi i Partizanit, per aresye politike, Muhedini punon fillimisht mesues ne Zall Bastar te Tiranes. “Kam drejtuar skuadren e Permetit, per pese vjet. Pas viteve 90-te ne Tirane ne perpjekje per te bere dicka, mora nje ekip femijesh”, thote Muhedini. “Futbollin e ndjek sepse e kam pasion. Por nuk jam me kete futboll qe luhet sot ne Shqiperi. Tek ekipet shqiptare mungon pasioni, dhe po nuk pate pasion nuk mund te luash futboll. Sot ata qe sponsorizojne futbollin japin shuma te medha per futbolliste e tyre, por ata njekohesisht kane vrare pasionin per futbollin, pasi shpesh jane ata qe luajne ne tavolina. Kur luaja une, Pano, Bizi, Janku, Lin Shllaku, etj, jo vetem qe ishim te apasionuar mbas futbollit, por kishim nje shpirt te larte gare, sacrifice, kishim besim tek vetja dhe i sherbenim kolektivitetit. Sot eshte e veshtire te gjesh nje ekip te tille ne Shqiperi”.
Kombetarja?. Vite me pare per te pare Perfaqesuesen ketu ne USA une dhe miq e mi kemi paguar shuma te medha, per ta pare ndeshjen ne Tv. Ka nje ndryshim shume te madh midis Kombetares se djeshme dhe asaj te sotme. Lojtaret qe grumbullohen aktualisht me Kombetare shumica luajne dhe streviten jashte me trainere me professional se traineret shqiptare. Kushtet stervitore, regjimi dhe organizimi jane te shkelqyera. Nga te gjitha anet jane me superior. Por ne fushen e lojes ata me shume luajne ne menyre individuale, luajne me veperime personale, per te treguar se une jam ky. Aty nuk ka kohe, qe te tregosh se kush je, ate tregoje ne stervitje jo ne fushe. Ata duhet te japin me shume nga vlerat e tyre qe te arrihet rezultati. Duhet te luaje ne menyre kolektive dhe sakrifikojne me shume per bluzen e ekipit Kombetar, ashtu sic bente i thjeshti Pano me shoke”.
Na kane harruar.
MTRS dhe FSHF duhet te punojne se bashku, dhe te perpilojne nje ligj, nga ii cili te gjithe ish futbolliste e Kombetares perpra viteve 90-te te kene te drejten te marrin pension. Ne fund te fundit ne ishim lojtare “profesioniste” qe pagueshim nga shteti dhe Ministria duhet ten a jape pensionin qe na takon. Behet fjale per rreth 25-30 ish futbollite te ekipit kombetar”Thote Muhedini.
Ndeshjet e Muhedinit me ekipin Kombetar. .
1.
12.06.1971
Karlsruhe
West Germany
Albania
2:0
QE-4
2.
14.11.1971
Tirana
Albania
Turkey
3:0
QE-4
3.
21.06.1972
Helsinki
Finland
Albania
1:0
QW-10
4.
29.10.1972
Bucharest
Romania
Albania
2:0
QW-10
5.
06.05.1973
Tirana
Albania
Romania
1:4
QW-10
6.
03.11.1973
Tirana
Albania
East Germany
1:4
QW-10
7.
08.11.1973
Tirana
Albania
China
1:1

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull