SPAK kërkon 10 vite burg për iranianin që dyshohet për sulme terroriste në Shqipëri

2 Minuta Lexim

SPAK ka kërkuar 15 vite burg për Bijan Pooladrag, iranianin që dyshohet për sulme terroriste në vendin tonë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit dhe në këtë mënyrë, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për Bijan Pooladrag.

Bijan Poolagrad është ish-banor i kampit të muxhahedinëve Ashraf 3 në Manëz. Referuar dosjes hetimore, ai është larguar nga kampi dhe ka marrë me qira një shtëpi. Hetuesit kanë dyshime se ai duke përdorur celularin e një vajze, u ka dërguar qeveritarëve iranianë të dhëna për muxhahedinët që janë në vendin tonë, fotografi dhe informacione të tjera.

Hetuesit ranë në gjurmët e vajzës nga komunikimet e shpeshta që kishte me numrat jashtë vendit. Më pas u vërtetua që celularin e saj ia kishte dhënë për ta përdorur Poolagrad. SPAK ka ngritur ndaj tij disa akuza si “kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “organizata terroriste”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorimi i pajisjeve”.

Pooladrag u prangos në Tetor 2020 nën dyshimin se ishte një agjent iranian me mision për të vrojtuar grupin e muxhahedinëve, një organizatë opozitare iraniane, e cila ka selinë aktualisht në Shqipëri pas evakuimit nga Iraku me ndërmjetësimin e amerikanëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull