Millosheviçi si Putin, Rama: Dy tiranë të dështuar, njëri i vdekur dhe një që luan me vdekjen

1 Minuta Lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vendosi një paralele mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç gjatë fjalës së tij në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, Kosova, ashtu si Ukraina sot në vitet e luftës u vu përballë një makinerie lufte.

“Kosova dhe Ukraina janë dy kombe që duan të jetojnë të lirë, të ndjekur nga demonë të së shkuarës. Dhe ka dy tiranë të dështuar, një i vdekur dhe një që luan me vdekjen”, theksoi kreu i qeverisë shqiptare.

Rama u përqendrua te kapitulli i fundit, konflikti humanitar në Kosovë.

“Dekada represioni”, përshkruan ai, “një aksion i qëllimtë barbar i kryer nga Sllobodan Millosheviçi”.

“Rreth 20 mijë gra u përdhunuan. Këto janë të dhëna zyrtare nga ndërkombëtare”, tha kryeministri para parlamentarëve të KiE-s.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull