VERTETE NE KRUTANET TE TILLE JEMI?

8 Minuta Lexim

Zim Teta

Mediat tona vazhdojne çdo dite thellimin e kazanizimit te tyre. Te gjitha pa perjashtim publikuan shkrimin e dikujt me teme te pretenduar per historikun e Sahatit te Tiranes ku ne pjesen kryesore te saj nxirrte se qytetaret krutane jane njerez te eger, vrases, kusare, fshatare, plaçkites, etj. Sipas ketij po mos te kishin ardhur krutanet, Tirana do te ishte ndertuar me shpejt dhe më e bukur.
Titulli i shkrimit “A duhet te zhvendoset Sahati i Tiranes” botuar ne te gjitha gazetat dhe portalet ku nder te tjerat shkruhet:
“…Po ashtu gjithë zona perëndimore e Tiranës, Rruga e Kavajës dhe ajo e Durrësit bashkë me 21 dhjetorin, Astirin dhe Laprakën nuk ishin vecse një fushë e mbushur me ferra nga ku herë pas here vinin Toptanasit që donin tua merrnin Tiranën Bargjinëve,apo Bushatllinjtë e Shkodrës të cilët gjithmonë mbronin Bargjjnët kundër Toptanasve.
Nëse nuk do ishte për Bushatllinjtë,Tirana do ishte pushtuar nga Kruja shumë më herët dhe ndoshta do ishte një qytet edhe më i prapambetur se c’e njohim. Tani krutanët janë zbutur dhe kur vinë në Tiranë vishen me rrobat më të mira, por në atë kohë, ata ishin si njerëz të egër dhe konsideroheshin banditë që vinin për të vjedhur dhe plackitur.
Historia e përleshjeve të këtyre dy fiseve,pra Bargjinëve dhe Toptanasve për Tiranën është shumë e gjatë,ka shumë pusi,shumë vrasje,shumë gjak dhe poaq krushqi dhe nëse kjo përleshje nuk do kishte ndodhur qyteti i Tiranës mund të ishte ndërtuar më shpejt dhe ndoshta do ishte bërë kryeqytet edhe më shpejt.
Në mes të këtyre betejave të Krujës me Tiranën,në fund të viteve 1700 dhe fillimit te viteve 1800 u ndërtua Sahati i Tiranës.Nuk e di nëse kjo bina dukej në atë kohë nga lartësitë e Krujës por jam i bindur që ai që e ndërtoi e ka patur këtë qëllim. Donte me siguri ti ngjallte zili dhe ti kompeksonte fshatarët e ashpër të Krujës…”.
Qe nga germa e pare dhe tek e fundit te gjitha formojne fraza jashte realitetit historik. Me poshte po e shtjelloj se si i njoh kontributet e qytetareve krutane per te bere qytet Tiranen.
I pari qe nisi krijimin e Dinastise Toptani rezulton te jete bir i nje prej bijave te deres princerore Topiaj qe nga fillimi i shekullit te 16-te. Kjo familje vazhdoi te ishte administratore e Krujes deri nga mesi i shek.19. Ne fund te shek 18-te 4 djem te kesaj familjeje u zhvendosen nga Kruja ku u martuan me 4 bija te te parit te Tiranes ku pas vdekjes se tij perveç pasurise trasheguan edhe ofiqet e tij. Ne kete kohe krijuan aleance me Ali Pashe Tepelenen gje e cila u veshtiresoji maredheniet me Bushatllinjte e Shkodres. Nga kjo per nje periudhe deri afer mezit te shek.19 drejtimin ne Tirane e pati Ethem Molla i cili arriti te ndertoje Sahatin dhe nje xhami. Pas kesaj periudhe Tirana u drejtua perseri nga bijte e Dinastise Toptani te cilat u degezuan ne dy dyer me ate te Abdiut dhe te Esatit. Historia e ketij te fundit eshte e njohur. Ai nuk banoi ne Tirane. Ndersa djemte e Abdiut ishin nga me patriotet. Tre prej tyre siguruan udhetimin e Ismail Qemalit nga Vlora ne Durres dhe qene firmetare te Deklarates se Pavaresise. Njeri prej tyre mbajti fjalimin kryesor ne eventin e ngritjes se flamurit ne Vlore me 28 Nentor. Po nje prej tyre ishte pjestar i Qeverise qe doli nga ky Kuvend Kombetar.
Zhvillimet qe pati Tirana per gjate shekullit 19 ishin kryesisht nga kontributet e familjes krutane te Abdi Toptani.
Pasi Tirana u be kryeqytet pati shume qytetare krutane qe u vendosen me banim ne Tirane ku ndertuan shtepi nga me mondanet per kohen dhe ngriten bizneset e tyre. Dhane edhe moren kulture. Po permend disa nga keto qe po me kujtohen per momentin Seseri, Gazheli, Goci, Dashi, Tusha, Bedeni, Kasmi, Bakiu, Bardhi, Kika, Tafaruçi, Gjakova, etj. Shumica e tyre kontribuan per Levizjen Nacional Çlirimtare.
Po i rikthehem edhe nje here per te ritheksuar traditat e qytetarise te krutaneve. Kane shkruar jo pak personalitete te huaja. Nder ta piktori anglez Eduard Lear i cili ne shenimet e tij te udhetimit ne viset arberore viti 1850 shkruan me shume respekt per mikpritjen, bujarine dhe dashamiresine e krutaneve. Permend Krujen qe ne te vetmin qytet u strehua jo ne han por ne familje ku eshte mirepritur nga ne Kala nga pinjolli i fundit i Toptani pasi te tjeret para 50 vitesh ishin vendosur me banim ne Tirane.
Per ate se sa kusare dhe vrasesa jemi ne krutanet po i them se eshte i vetemi qytet ku as nje bir i tij perfshire edhe ata qe jane ne emigracion nuk kane kryer asnje krim. Ne vitet e mbrapshta 1991 1997 eshte perseri i vetemi qytet ne Shqiperi ku nuk eshte thyer qofte edhe nje xham. Krutanet jane me shpirt demokrat.
A do te vazhdoje te jete keshtu nuk mund te them. Qyteti po boshatiset nga banoret e tij autoktone duke u zhvendosur ne Tirane, Durres dhe emigracion. Banoret aktuale shumica jane te ardhur te formuar me edukata ndryshe si dhe u mungon lidhja shpirterore apo dashuria per qytetin ku banojne. Nuk me shkon mendja se do te kene kurajon e vendalinjve per ti dale zot qytetit sikunder brezave te pare qe dilnin qe ne Kraste per ti prapesuar bandat grabitese.
Me terhoqi vemendjen qe ndaj keti shkrimi teper poshterues nuk pashe as nje reagim. Kruja-Sofra Krutane, Lidhja e Krujes, Shoqata te tjera qe nuk u a di emrat. Teper e domosdoshme ta bente stafi i Kryetarit te Bashkise.
Bashkeqytetareve krutane ju kerkoj ndjese se e kam shkruar me shume nxitim dhe pa u ndalur per figuren e autorit te shkrimit denigrues. Ndersa per autoktonet tiranas mund te them se ai troç thote se veprimi i parafundit i rivitalizuesve te Tiranes do te jete prishja dhe ndertimi i nje Sahati tjeter dhe i fundit heqja e monumentin te Skenderbeut. Nderrimi i emrit do te jete per kapistall.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull