Nga Eduard Zaloshnja-
Zv-ndësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, deklaroi sot
në Tiranë se, për t’u siguruar që SPAK-u ta vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit
dhe krimit të organizuar në të ardhmen, prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për
të shërbyer sërish në postet që kanë, pasi t’u përfundojë mandati aktual.
Në një sondazh kombëtar që zhvillova para një jave për Report TV
(https://shqiptarja.com/lajm/sondazhi-i-report-tv-shqiptaret-mbeshtesin-spak-721-thone-se-
prokuroreve-u-duhet-lejuar-rikandidimi-pas-mandatit-9vjecar ), plot 72% e zgjedhësve të
anketuar (mbi 73% e zgjedhësve në emigracion) gjithashtu mendonin se prokurorëve të SPAK-
ut u duhet lejuar rikandidimi pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.
Këtë vit, Anketa Kombëtare e IDRA-s (financuar nga IRI) përfshinte një pyetje rreth SPAK-ut (ku
përkrahja ishte 69%), Barometri i Sigurisë Shqiptare i CSDG-së (financuar nga FES) përfshinte
tre pyetje rreth SPAK-ut (ku përkrahja ishte 67%), Barometri i Data Centrum (financuar nga
Euronews Albania) përfshinte një pyetje rreth SPAK (ku përkrahja ishte 58%), dhe më së
fundmi, Termometri Politik (financuar nga Report TV) përfshinte dy pyetje rreth SPAK (ku
përkrahja ishte mbi 70%).
Duke përmbledhur, mbi 2/3 e zgjedhësve shqiptarë kanë patur këtë vit vlerësim pozitiv për
punën e SPAK-ut. Dhe Departamenti Amerikan i Shtetit është i të njëjtit mendim me ta! Prandaj
kërkon publikisht që prokurorët e SPAK-ut të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish në
postet që kanë, pasi t’u përfundojë mandati aktual.