Nga Aleksander Cipa-
Në kohën e fundvitit, njeriu si qenie shoqërore, përditshmërisht nis të pëshpërisë ose reflektojë për jetën vetiake, atë familjare dhe shoqërore e kombëtare.
Në familjen ku u linda dhe u rrita dhe u mëkova unë, të tri këto epiqendra, përbëjnë universin tim individual.
Prej këtyre tri epiqendrave mora, mësova dhe kultivova substancialisht, filozifinë e identifikimit, të ekzistencës dhe kohësisë sime njerëzore.
Mbi këto tri stacionime referenciale, ndërtova ndikimin dhe shtesën time gjenealogjike, vijimësinë dhe sidomos, përmirësimin e pretenduar antropologjik, duke besuar se çdo qenie njerëzore pashmangshmërisht, kalon prej këtyre tri stacioneve.
Raporti me ato stacione është individual, por në rrethana të jetës nuk mbetet vetëm i tillë. Shtesa e jetës, ndër breza gjenealogjikë, është një ndër dukuritë më magjike që ka krijuar jeta njerëzore dhe ekzistenca si e tillë.
Kur njeriu e ka fituar shtesën gjenealogjike të vetes, atëhere kërkon dhe këmbëngul për shtesën e pasardhësve të vet. Në këtë mënyrë, ai mishëron idealin e shtesës së vet kombëtare.
Sa e bukur është për këtë ideal, jeta e njeriut në raportin dhe dialektikën
gjenealogjike të vetvetes, të paraardhësve dhe pasardhësve të vet.!!!!
Boost this post to get more reach for Aleksandër Çipa.