Shperthimi i dyshuar i diges se HEC ne Bunec-Himare. Hetimi perfshin dhe pronaret ne konflikte gjyqesore me vite

2 Minuta Lexim

Mesditën e së enjtes ne rrethana ende te pasqaruara, dhe per shkaqe te padeklaruara, u ça diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës. Në media është publikuar një video ku duket edhe momenti i shembjes së digës që krijoi përmbytje në zonë dhe shkaktoi deme te konsiderueshme ne prona dhe disa banesa private. Për pasojë janë dëmtuar 12 biznese dhe 2 banesa.

Pas ngjarjes dhe pasojave, ministria së Mbrojtjes nxori kete komunikim per publikun:

“Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz”, – thotë ministria.

Teksa po punohet për pastrimin e baltës së krijuar, tanimë aksi Bunec – Piqeras është i kalueshëm. “Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit”, – përfundoi ministria e Mbrojtjes.

Nga ana e policise dhe organeve hetimore nuk ka asnje njoftim publik, por nga informacionet e siguruara nga  Shtypi.net rezulton se kjo veper private dhe krejt rezervuari i ujit zoterohet nga nje pronar i vetem, pas nje odiseje te gjate konfliktesh jyqesore mes ish pronareve dhe pronarit aktual. Dyshimet per shkaqet e carjes se diges i perfshijne disa pista, mes te cilave edhe dyshimi per akt sabotazhi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull