Eskorta luksoze rrefen takimet me protagoniste ne Davos. “5 mijë paund fundjava”

3 Minuta Lexim

Dy ditë më parë në Davos të Zvicrës është zhvilluar Forumi Ekonomik Botëror ku u mblodh elita botërore e politikës dhe biznesit.

Ajo çka ne kemi parë në daljet zyrtare dhe postime nëpër rrjetet sociale të liderëve politikë, nuk ngjason aspak me realitetin pas kamerave, detaje që i ka ndarë më publikun një eskortë e klasit të lartë, e cila fluturoi nga Berlini për në Davos për tu takuar me klientët e saj “VIP”.

40-vjeçarja Salome Balthus në një intervistë për MailOnline ka treguar gjithëçka ka mësuar nga elita globale dhe sesi ata janë në djeni për të ardhmen e botës.

Ajo është shprehur se politikanë e biznesmenë harxhojnë shumë të mëdha parash për t’i bërë qefin vetes së tyre pasi ata mendojnë dhe janë të sigurtë se fundi i botës është afër për shkak të ndryshimit të shpejtë të kushteve klimaterike.

Elefanti në dhomë është ndryshimi i klimës. Të gjithë e dinë se nuk mund të parandalohet më”, tha ajo, duke shtuar se “super të pasurit” në përgjithësi mund të ndahen në dy grupe për këtë temë.

Një grup mendon se prek vetëm të varfërit, “raca jo e bardhë”, ndërsa të tjerët kanë frikë se mund të përkeqësohet, por nuk ka kuptim të përpiqemi të bëjmë diçka për këtë, kështu që ata thjesht kënaqen,” tha ajo për MailOnline.

Ata thonë se do të gëzojnë edhe disa vite të tjera të bukura në tokë dhe e dinë se nuk ka të ardhme. Ata janë shumë cinikë dhe disi thellësisht të trishtuar.

Për të pëshkruar me pak fjalë takimet me klientët e saj, Salome tregon se e gjitha krijohet mbi pasionin e erotikës dhe mbi të gjitha mbi pasionin për pushtet. Ajo tregon se nuk janë të fuqishmit ata që organizojnë takime të tilla, por “më të vegjlit” për të cilët mund të jetë dhe hera e parë që ndodhen atje.

Sipas faqes së internetit të agjencisë së eskortës feministe të Salomes në Berlin, Hetaera, një fundjavë i kushton klientëve 5,000 £, ndërsa një tete-a-tete dy-orëshe fillon nga rreth 850 £.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull