Peter Sorensen, si Emisar i BE-se, duhet te trajtoje diskriminimin e shqiptareve në Serbi

5 Minuta Lexim

Nga Refik Hasani-

Peter SORENSEN, emisari i BE-së, do të duhej ta trajtoje diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi, pra ne Luginen e Presheves.  Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit danez, emisar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë do te duhej nje qasje e shtuar vemendjeje.

Emisari Sorensen është  pasues ne kete mandat gati pesëvjeçar, i Mirosllav Lajcak. Diplomati Sorensen mbart një përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai ka një karrierë te konsiderueshme si dhe ka ushtruar disa detyra, një ndër te cilat edhe si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnjë e Hercegovinën dhe Shef i zyrës së BE-së në Sarajevë.

Emisari Peter Sorensen përvec  rolit si diplomat në krizën më të rëndë që po vazhdon në Bosnjë e Hercegovinë, ka ushtruar edhe  detyrën si shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

Emisari i BE-së, do të duhej të niste detyren e re, duke vizituar krahinën shqiptarë që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Ish emisari i BE-së Mirosllav Lajcak si përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë nuk kërkoi me ngulm dhe nuk e beri presionin mbi autoritetet shteterore te Serbisë qysh pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës, per zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit, por edhe per respektimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992. Autoritetet europiane jo vetem qe nuk e shtuan vemendjen, por madje shperfillen dhe hoqen vemendjen per te dale në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine.

Ish emisari i BE-së Lajcak asnjëherë nuk ka kërkuar që Serbia të ktheje Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë.

Shqiptarët të mbetur padrejtësisht nën administrimin e republikës së Serbisë, jane të diskriminuar si popullsi e nje pakice etnike. Perdite po pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbim dhe diskriminim etnik. Ne Presheve mungon universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me ligj i përdorimit te simbolit tonë  kombëtar shqiptarë si dhe disa te drejta nder te cilat edhe përfaqësimi proporcional në nivelin lokal dhe qendror.

BE-ja këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por ka harruar luftën e UÇPMB-ës dhe te drejtat e pakices shqiptare nen Serbi. Ate cka kerkon Serbia për pakicën serbe në Kosovë, ua mohon shqiptarëve në territorin e vet. Kjo eshte sjellje dhe logjike e dy standarteve.

Emisari Peter Sorensen në mbylljen e bisedimeve Beograd-Prishtinë, duhet te kembengule dhe te shtoje ne axhende faktin se çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi te lihet ne meshire te fatit. BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj, do të duhej të mos mbështeste rastin e nje realiteti me dy standarde. Harresa e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, e cila zgjat qysh prej vitit 1992, eshte nje gabim historik dhe ekspozon pergjegjesine e institucioneve te kontinetit europian.

Mbesim me shpresë se njohurite e emisarit të BE-së, do t’i shërbejne per kete mision te ri. Pervoja e tij si këshilltar edhe në Kosovë, në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi, por edhe ne përvojën në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci, te sjelle nje vokacion te ri negociues edhe per situaten e shqiptareve ne lugine.

Krahina shqiptare ne Serbi është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Shqiptarëve nuk mund t’ju mohohen të drejtat që i gëzojne sikurse pakicat ne vendet e rajonit tone e aq me teper pakica serbe në Kosovë. Ne keto te drejta renditet edhe ajo politike e së drejtës per ulëset e rezervuara në Parlamentin e Serbisë. Emisari i ri do të duhet ta trajtoje me ze te plote ceshtjen e  diskriminimit te kesaj krahine shqiptare, duke evituar ne kete menyre, përsëritjen e gabimeve te rënda qe lane trashegim paraardhësit e tij ne kete detyre.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull