Nje klithme malli per babain poet…nga bija e Driteroit

1 Minuta Lexim
Nga Elona Agolli-

Ba, Lona më thërrisje e ndonjëherë miturake, Lonka … Kam mall … e vogël të prisja çdo ditë e merakosesha aq shumë për ty … më pas më prisje ti mua pasditeve e po aq merakoseshe e doje të dëgjoje zërin tim në sallonin ku rrije , në pritje … më thoje që nëse do të sëmuresha unë ti do më jepje zemrën tënde…
Tani pres natën të më dalësh në ëndërr me flokët e bardha që puhiza t’i merr … nata është e gjatë babush , ashtu si thoje ti , edhe mua më ngjason me një buldozer që më shtyp …
Ba , kam mall …

…”mos vdis, se dielli në oborr e ka shtruar sofrën e madhe
Dhe presim të vijnë vajzat të gjitha ,
Të gjitha ato që ti u thoshe “ sorkadhe”,
Kur grisnin fustanet në driza .

Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë,
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh ,
Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirë:
Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës. “

“ Ëndrra e prerë “

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull