Kryeministri Edi Rama ka qenë mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Tiranës, ku është takuar me 5 nënkryetarët.
Kjo është vizita e tretë e Ramës në Bashkinë e Tiranës që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Rama nuk e ka shkarkuar Veliajn, ndërkohë që detyrat i janë deleguar nënkryetares Anuela Ristani.