Kremlini zbardh detaje nga biseda Putin-Trump: Bëri thirrje për një ndalim të shpejtë të armiqësive

1 Minuta Lexim

Moska ka zbuluar detaje të reja mbi bisedën 90-minutëshe midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, ku u diskutua mundësia e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Trump bëri thirrje për një ndalim të shpejtë të armiqësive dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Nga ana e tij, Putin theksoi rëndësinë e adresimit të “shkaqeve rrënjësore” të konfliktit, megjithëse Peskov nuk dha detaje specifike mbi këtë çështje.

“Presidenti Putin theksoi nevojën për të trajtuar shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe ra dakord me Trump se një zgjidhje afatgjatë mund të arrihet përmes negociatave për paqe,” deklaroi Peskov për gazetarët.

Gjithashtu, presidenti rus ka shprehur mbështetjen për një qasje të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se “ka ardhur koha që Rusia dhe SHBA të punojnë së bashku.”

Putin ftoi Trump për një vizitë në Moskë dhe shprehu gatishmërinë për të pritur zyrtarë amerikanë për diskutime mbi çështje me interes të përbashkët, përfshirë konfliktin në Ukrainë.

Ndërkohë, shefi i inteligjencës së jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin, e cilësoi bisedën mes dy liderëve si “të thellë dhe kuptimplotë”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull