Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi lançimin e modelit të tij më të fundit të AI, Grok 3, në rrjetin e tij social X (Twitter), duke shtuar se ai është “inteligjenca artificiale më e zgjuar në botë”.
Musk prezantoi sot modelin më të ri të inteligjencës artificiale, Grok 3, duke pretenduar se ai tejkalon ofertat e OpenAI dhe kompanisë kineze DeepSeek, bazuar në testimet e hershme, të cilat përfshinin teste të standardizuara në matematikë, shkencë dhe kodim.
“Jemi shumë të entuziazmuar të paraqesim Grok 3, i cili, sipas mendimit tonë, është një rend madhësie më i aftë se Grok 2 brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore,” tha Musk gjatë një demonstrimi të Grok 3, i cili u transmetua drejtpërdrejt në platformën e tij të mediave sociale, X