Franca është e gatshme të përdorë parandalimin e saj bërthamor për të ndihmuar në mbrojtjen e Evropës.
Bëhet e ditur se aeroplanët luftarakë që mbajnë armë bërthamore mund të vendosen në Gjermani pasi SHBA nuk e ka mohuar që mund t’i largojë trupat nga kontinenti.
Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelari i ardhshëm gjerman pasi fitoi zgjedhjet e vendit të tij të dielën, i ka bërë thirrje Britanisë dhe Francës që të zgjerojnë mbrojtjen e tyre bërthamore ndërsa ai kërkon “pavarësinë” e Evropës nga Amerika e Donald Trumpit. Një zyrtar francez tha se vendosja e aeroplanëve luftarakë do t’i dërgonte një mesazh Vladimir Putinit, ndërsa diplomatët në Berlin sugjeruan se do të bënte presion ndaj Keir Starmer për të bërë të njëjtën gjë.