Senca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani në Bielefeld, Gjermani është kthyer në një skenë krimi pasi disa persona kanë qëlluar me armë zjarri.
Mediat Gjermane raportojnë se deri tani paraprakisht dihet se ka qenë më shumë se një person që ka qëlluar me armë. Një prej tyre është arrestuar tashmë nga autoritet gjermane, ndërsa një apo disa të tjerë raportohet se janë fshehur në një godinë pranë Gjykatës Rajonale ku u mbajt seanca.