Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku edhe po mbahet Panari më i madh ndërkombëtar në botë të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur “Vendi i nderit për vitin 2025”.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar përpara hapjes së Panairit, Rama deklaroi se Shqipëria ka ndryshuar panoramën e saj, nëse ishte e izoluar nga e gjithë Europa para viteve ’90, tashmë ka rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë.
“Shifra jonë e fundit nga 2024 është 11 milionë udhëtarë që kanë kaluar shifrat e Beogradit.
Për disa vite mbetemi në treshen kryesore në kartën e organizatës botërore të turizmit si destinacione me rritjen më të shpejtë.
Unë besoj që ne jemi siç ka qenë njëherë Gjermania në kupën e botës, të parët”, tha ndër të tjera Rama.