Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish opozitën gjatë live-t në rubrikën Sy m’Sy.
Sipas tij në listat e Partisë Demokratike do të jenë speciet më të ulëta të faunës politike. Rama: Ajo lista e kënetës, doni ju speciet më të ulëta të politikës, të faunës politike prapë aty do t’i kemi thotë këneta, ju si të doni. Teksa riktheu sërish në bisedë kënetën, duke iu referuar komentuesit, Rama tha se do ta kalojë oqeanin dhe se do t’i bëjë një surprizë.
Komenti i qytetarit: A do e kaloni oqeanin?
Rama: Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë sot, paske fjetur atje dhe je zgjuar atje. Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme. Mos u çudit fare kur ta shikosh që jo vetëm ta kaloj…, por s’po flas më shumë. Do t’ia lëmë kohës të ju bëj një surprizë të këndshme ty edhe kënetës bashkë. A çfarë na gjeti.