Djali i madh i Donald Trump vizitë të papritur në Serbi, do takohet me Vuçiç

2 Minuta Lexim
Mediat serbe raportojnë se Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump, ndodhet në Serbi ku do të zhvillojë një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç.
Vizita e Trump Jr. në kryeqytetin serb ka shkaktuar një jehonë të madhe në rajon, duke krijuar shumë spekulime mbi temat që mund të diskutohen gjatë takimit të tij me presidentin serb.

Takimi mes tyre ndodh një moment politik shumë delikat në Serbi, përfshirë protestat e studentëve, duke i shtuar kështu më shumë mister vizitës së tij.

Kjo nuk është vizita e parë e Donald Trump Jr. në Beograd. Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, ai e ka vizituar kryeqytetin serb gjatë periudhës së fushatës zgjedhore të babait të tij për një mandat të dytë. Gjatë qëndrimit të tij, Trump Jr. u takua me biznesmenëë dhe përfaqësues të elitës së biznesit rumun në një hotel të Beogradit dhe më pas udhëtoi për në Rumani. Ndër biznesmenët që morën pjesë në këto takime ishte Desko Nikitoviç, kryetar i bordit mbikëqyrës të fabrikës së hekurudhave të bakrit në Sevojno.

Donald Trump Jr. ka një rol të rëndësishëm në jetën politike amerikane, duke qenë një nga këshilltarët më të afërt të babait të tij, me ndikim të veçantë. Trump Jr është nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump dhe mikpritës i podcast-it “Triggered”. Ai n ihet gjithashtu dhe për nominimin e mikut të tij, senatorit J.D. Vance, për zëvendëspresident.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull