Serbia ne protesten me te madhe te 25 viteve. A do te bjere Vucic?!

2 Minuta Lexim
Nga Bahri Cani-
Në Beograd pritet sot protesta më e madhe në 25 vitet e fundit, që nga rrëzimi nga pushteti i Millosheviqit në tetor 2000. Në qendër të Beogradit janë mbledhur dhjetëra mijëra studentë dhe njerëz të tjerë, ndërsa sot do të jetë kulmi i protestave.
Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar se do të ketë dhunë dhe se shteti do të ndërhyjë një herë e përgjithmonë. Ai thotë se nga pushteti mund të largohet vetëm me zgjedhje ose “nëse e vrasin”.
Protestat kundër qeverisë serbe dhe kundër tij kanë filluar për shkak të korrupsionit dhe vdekjes së 15 personave në stacionin e trenit në Novi Sad, me moton “I keni duart e përgjakura”.
Në qendër janë mbledhur edhe mbështetësit e Vuçiqit. Ka pasur edhe incidente sporadike, sulme, rrahje e lëndime.
Në qendër janë mbledhur edhe forca të mëdha të policisë. Në qendër të Beogradit janë vendosur edhe rreth 200 traktorë, për të mbrojtur mbështetësit e Vuçiqit. Në shumë vende janë parë edhe grumbuj e thasë me gurë dhe sende të tjera, për të cilat nuk dihet se kush i ka vënë aty.
Në qendër të qytetit janë mbledhur edhe forca shumë të mëdha të policisë, të pajisura për ndërhyrje të shpejta. Policia speciale është futur edhe në godinën e Kuvendit, në afërsi të Presidencës dhe në afërsi të godinave të tjerta të shtetit.
Janë parë edhe grupe të mëdha të personave të maskuar, për të cilët dyshohet se mund të shkaktojnë dhunë.
Protesta kryesore do të fillojë pasdite.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull