Detaje nga zjarri në parkingun e një pallati në Tiranë, digjet makina elektrike dhe një motor. Dyshimet e para

1 Minuta Lexim

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në parkingun e pallatave “Fratari” në rrugën “Gjik Kuqali”, rruga që lidh stadiumin “Selman Stërmasi” me atë të “Kosovarëve”.

Paraprakisht shkak i djegies së makinës dyshohet të ketë qenë një defekt teknik i kësaj të fundit, ndërsa mësohet se flakët janë shuar totalisht.

Gjatë punës për izolimin e flakëve, forcat zjarrfikëse bënë të mundur edhe evakumin e disa prej banorëve të pallatit, nga frika e përkeqësimit të situatës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull