Kompozitori Peçi: Muzika eshte personazh ne film, te nderuar regjisore!

11 Minuta Lexim
Nga Aleksander Peçi-
Te Nderuar regjizore te filmit
Nje ide organizative qe nuk ju ka shkuar ndermend e qe nuk e kuptoj pse e neglizhoni…
Nga experienca e vogel e nje 27 vjeçari, ishte filmi i trete per mua ne 78, kur punoja me te madhin Viktor Gjika e skenaristin Vath Koreshi per filmin “Gjeneral gramafoni”, film me kupe festivali per muziken me te mire te filmit, ju bej te njohur se ne shesh xhirimi punohej me muziken e regjistruar bukur paraprakisht. Punova 6 muaj dhe pasi u regjistrua muzika filloi xhirimi. Pra Bujari, Kadriu, Sander Prosi, Guliem Radoja etj.., punonin me muziken e incizuar sakt ee bukur nga Spiro Konduri.
Pse duhet kjo zgjidhje organizative? Po sigurisht qe filmit i ben shume mire dhe i larteson shume, po siqerisht shume, vlerat e filmit.
Por sepse une e konsideroj muziken jo ilustrative ne film, por personazh. Ky koncept eshte si nata me diten me konceptet ilustrativo – banale te muzikes. Muzika nuk ilustron.
1.Muzika eshte personazh qe flat me thellesine e nje lende motivike , te nje teme ne pak sekonda, ku ne pak masa koncentrohet gjithe skenari prej 1 ore e gjysem te filmit
2.Muzika eshte personazh qe flet me timbrin e instrumentit personazh, qe ka zgjedhur kompozitori
3.Muzika eshte personazh qe flet me intervalin berthame, ( kujtoni OI.. e Tok e pergjakur qe flet me intervalin barthame kuarta ashtu siç flet tek simf 5 Beethoven me interval tercen )
4.Muzika eshte personazh harmonik
5.Muzika eshte personazh psikologjik qe lidh, komenton, zberthen, psikologjine e personazheve te tjere,
6.Muzika eshte personazh ritmik qe ose shkon ne unison me ritmiken e filmit ose shkon ne kontrapunkt me ritmiken e filmit.Kam nje keshille me shume vlere per kete nga Dhimiter Anagnasti kur isha 25 vjeç te Monumenti qe nuk e harroj.
7.Muzika eshte personazh Gjeografik qe do ta mveshi sonoritetin me kostumin tingullor te zones gjeografike, psh tek filmi kanadez Women without wings une mjedisin gjeografik te Alpeve me ato qeleshet e bardha me debore, e mbajta me sharki, bilbila, flaut me presone fryme, cifteli etc… Francezi qe se njeh mjedisin gjeografik,tek Slogans ngjit ne Alpet me debore klarineten dhe kuartet harqesh!! Pa lidhje fare. Po e imagjononi se si do ti bente kabate tek Gjeneral gramafoni apo Mora rrugen per Janine qe nuk egziton si kenge, nje kompozitor I Hollywood qofte dhe Hans Zimer. Ju garantoj se nuk mund ta bente.Apo OI… e Tok e pergjakur, apo temen e ketij filmi qe eshte e lidhur ngushtesisht me dramen e Tokes. Apo temen polifonmike te Nje emer mes njerezve per Avni Rustemi me skenar te Natasha Lako, kenduar nga Irini Qirjako dhe kori I AKVP. Kompozitori ne keto reste duhet te ndjeki rrugen e trete thote Bartok qe te kompozopje sikur ta kishte krijuar bartesi popullor. Por kjo kerkon te njohesh venat, venat, venat, nga rrjedh gjaku identitar. Dhe hajde me thoni te dashur regjizore qe e kam gabim!??? Te tilla skena tingullore ska as Italian as francez as amerikan etc qe ti beje. I huaji qe rri 5 a po 10 vjet qe meson shqip ndjehet qe nuk flet mire shqip.IDENTITETI IDENTITETI IDENTITETI eshte kryefjala qe do te nenvizoja.
8.Muzika eshte nje personazh hapesinor tek exterieret e filmit dhe kerkon spacialitet
9.Muzika eshte personazh ne interieret e filmit qe zberthen psikologjikisht skenen e psikologjine e personazheve
10. Muzika mund te jete nje personazh vokalistik, me ka dhene shume dore futja e sopranos tek filmi ITALO SHQIPTAR Portret I pambaruar I Clara Bellini I Namik Ajazi, Cmimi I pare ne Gjermani fest.
Muzika e filmave te autoreve shqiptare ka shume shembuj te shkelqyer, por gjithmon I eshte pasngjitur, pas-shkruar filmit. Ne rastet e Gjeneral gramafoni e Ne çdp stine, ajo eshte inçizuar me pare dhe behet bashkeudhetare e gjith lojes aktoriale dhe e ritmikes se kameres, bashkeudhetare e mendimit regjizorial.
Ka ndonje rast kur regjizorit I fiksohet nje motiv si motivi I Ne çdo stine, te cilin Viktor Gjika e mbante mend qe kur e shkrova per Gjenerali, por nuk e perdora atje, dhe me tha nje dite rruge _ ma jep mua per filmin Ne cdo stine – dhe keshtu u be. Pra dhe Ne cdo stine I parapriu filmit. U inçizua me pare
E nisa kete postim si nje experience e nje 26 vjeçari me Gjeneral gramafoni dhe e gjykoj si nje sugjerim I domosdoshem per regjizoret sot, te nje 74 vjeçari pas nje experience 50 vjeçare me filmin. A e keni pare se si rudhoset balli dhe si shkojne gishtat e Bujar Lako ne klarineten perfekt sipas muzikes.E hengri dhe regjizori amerikan ne film fest Stamboll, kur i tha V. Gjika, – Si ke mundur qe kete nga klarinetist e ke bere aktor. Eshte e kunderta I tha Viktori eshte aktor qe ben sikur I bie klarinetes. Si do ndodhte kjo ne se muzika nuk do qe regjistruar para xhirimeve te filmit?Ose te marrin tangon e kompozuar dhe regjistruar para xhirimeve. Si do kercehej pa qene kompozuar me pare?? Po ky regjizor amerikan e pyeti per se dyti V. Gjika ne Stamboll.
– Ajo tangoja eshte disk I kohes se fashizmit apo e krijuar nga kompozitori. -Jo I tha Viktori – eshte krijuar nga kompozitori.- Gjeniale tha ai.- Sepse regjizoret e medhenj e dine kur e mer te gateshme diskun eshte ilustrim eshte natyralizem. Ndersa kur e krijon eshte tjeter gje je brenda ideve kreative te filmit.
Si do leviznin gishtat e violoncelistit tek Ne çdo stine por te mos ish regjistruar muzika perpara xhirimeve.
Sheshi i xhirimit pa muzike, flas per momentet kur muzika duhet, dhe jo si tek keto serialet turke ku muzIka te bezdis le që eshte pa indentitet, por te bezdis sepse futet vend e pa vend, mbushur I gjithe filmi me shoqerim muzikor, me shume koncept ilustrues, dhe pa u shndruar muzika ne personazh.
Sheshi i xhirimit pa muzike eshte si nje personazh memec, memec nga emocioni,memec nga thellesine e nje lende motivike, memec nga timbri, memec nga ritmi, memec nga mjedisi gjeografik, memec nga kontrapuntki, memec nga harmonia, memec nga intervali berthame qe udheheq cantusin, memec qe nuk I provokon syte e aktorit te lotojne kur duhet, apo gjendjen shpirterore te aktorit e publikut te tronditet. Po si te komunikoje aktori me nje personazh memec? Muzika eshte e afte ti beje keto. Po, dhe Po, muzika I ka te gjitha mundesite. Ai eshte Arti mbi Artet. Muzika eshte Arti par excellence me metafiziku thote Schopenhauer.
E pse duhet shkuar ne shesh xhirimi pa muzike? Apo mare nje kompozitor te huaj? Qe tju dali muzika pa identitet? Qe tju mbetet filmi ne sirtar?Eshte nje gabim qe nuk korigjohet. Me thoni cili film me kompozitor te huaj mund te krahasohet me muzikat e filmave te autoreve shqiptare? Une nuk di ndonje keto 35 vjet.Edhe kur ne festival kane mare pjese kompozitore huaj, kupen e ka mare kompozitori shqiptar siç ndodhi tek Dasma e Sakos. Kjo pas Gjenerali ishte kupa e dyte per muziken me te mire te filmit qe merja.
Ne listen e meposhtme do te shihni 10 filma me çmime qe mbajne autoresine time. Dhe 3 jane autoret kryesore te filmit: Regjizori Skenaristi , Kompozitori.Ketu nenkuptohet vlera e madhe e kompozitorit me shume experience ne muziken e filmit, experience klasike dhe experience moderne.
Po muzika e filmit veç gjith ketyre qe thashe me lart kerkon te kesh nje teknologji mjetesh kompozicionale, e teknika te shek 20 qe amatoret e te pakulturuarit nuk I dine. Psh si do te mbash atmosferen tingullore te nje qielli plot me re apo te nje shpirti te lenduar plot me Re grixho e te zeza ? Teknia e NUAGE ( Re ne frengj = nuage ) eshte ajo qe te jep dore, ku shtresat kompozicionale superposicionohen njera mbi tjetren e levizin ne menyre horizontale, ne kontrapunkt ashtu si rete e qiellit apo rete e shpirtit.
Si mendoni Miq Regjizore? interesante apo jo? jo vetem nga pikapamja organizative kompozimi dhe regjistrimi I muzikes para se te shkosh ne xhirim, por nga te gjitha kendveshtrimet duhet duhet duhet ndjekur kjo rruge.Digjoni nje kompozitor74 vjeçar qe ne shpirt eshte I Ri e modern sa nje 24 vjeçar. Sepse I kam kapercyer e superuar keto probleme para 50 vjetesh tek filmi I pare I dyte I trete timi. Ishte nje kohe kur me kerkonin te shkruaja edhe 3 filma ne vit. Dhe ja erdhi 2019 kur shkrova 1 ore muzike per Portret I pambaruar I Clara Bellini. I cili eshte produksioni me I mire me Hollywood virtual orkester I gjith kollonave zanore te mia.
Ju falenderoj per mirekuptimin dhe reflektimin!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull