Hakeruan SPAK, Apeli i GJKKO jep vendimin për Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin

1 Minuta Lexim

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 22.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 28 akti, datë 14.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Z.Gj., dhe A.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e Vendimit/Urdhrit nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatësit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton GJKKO.

“E bëra nga kurioziteti,” kështu është shprehur Arnold Rrokaj për hakerimin ndaj SPAK, duke pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve, duke kopjuar prej andej komunikime hetimore për tre çështje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull