Shqiptari që pikasi Lamin Yamal kur ishte vetëm 10 vjeç! Një shkrim i pautorizuar për një djalë pasionant dhe i përkushtuar për futbollin. Dy fjalë për Renato Braho-skautin e skuadrës greke Panionos. Fati e solli që me Renaton të flas për futbollin dhe skautizmin.Falë djalit fierak pasionant Angelos Golemi takimi me të u bë jo vetëm interesant por edhe i bukur.
Për ata që nuk e njohin,Renato Braho është djalë gjirokastrit dhe nipi i legjendës së futbollit shqiptar Sefedin Braho.Fati nuk e ndihmoj Renaton të vazhdonte ëndrën për tu bërë një futbollist i madh si xhaxhait i tij Sefe. Edhe pse i talentuar një dëmtim e largoj nga futbolli në kulmin e formës së tij sportive.”Ai ishte nje virtuoz me topin dhe çdo gjë e kryente me një shpejtësi të admirueshme-më tregoj miku im Laver Dalipi- kur e pyeta për kontrributin e tij me ekipin e Panionosit.
”Renatoja ishte një djalë me karakter të fortë në fushë dhe dallohej nga shokët e tjerë të skuadrës për Inteligjencën dhe veprimet e bukura me topin “-shton profesori që ka stërvitur me qindra fëmijë shqiptarë dhe ka parë ecurine e tyre. Renatoja largoher nga futbolli i luajtur në moshë të re por jo përfundimisht ,sepse për të futbolli është më shumë se pasion. Ai iu përkushtua skautizmit duke parë nga afër me dhjetra ndeshje të skuadrave të moshave.Idea për tu bërë skaut i lindi tek luante “futboll-manager” me bashkëmoshatarët e vet dhe “nuhatja” e tij këtu nuk ka gabuar asnjëherë.
Edhe pse i vogël ai i dërgon të dhënat e para për Samuel Etonë një manageri të njohur grek,kur Etoja nuk ishte veçse 16 vjeç,ndërsa vetë Renatoja 14 vjeç.Më vonë në optikën e tij shfaqen Nejmar 10 vjeç që luante në futsallë dhe më pas Rodrigonë moshën 15 vjeçare.I fundit që pikaset është Lamin Yamal të cilin ai “zbulon”qysh në moshën 10-vjeçare?!Të gjithë lojtarët e talentuar që ai zbulon ja u sugjeronte managerëve grek.Pra,pasioni për manaxhimin dalëngadalë bëhet një dashuri për djaloshin gjirokastrit.
Tashmë ai ka 1 vit që është pjesë e skautizmit të skuadrës athiniote Panionos tek punon me përkushtim dhe pasion për të sjellë tek skuadra e tij talentët më të mirë të Greqisë dhe jo vetëm.Renatoja është shëmbulli më i mirë i të rinjve që duan të afirmohen vetëm nëpërmjet punës.Ai edhe pse është në fillimet e karierës ,kërkon të bëjë një punë cilësore dhe të ndershme.Duke qënë pinjoll i familjes Braho ku idhulli i tij Sefedin Braho një futbollist jo vetëm i talentuar por edhe një qytetar model ai kërkon të lërë gjurmë me punën e tij në fushën e skautizmit.
Uroj dhe shpresoj që gjithçka të shkoj mbarë për djalin Renato Braho që Zoti e ka bekuar me intuitën për të përzgjedhur futbollistët më të mirë që në moshë të vogël.Kam besim se “teleskopi”i tij do të sjell për të ,të tjerë emra të spikatur.Uroj me gjithë zemër që gjithçka të shkoj mbarë për Renato Brahon.