Procesi për përzgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka hyrë në një fazë të re, pasi janë skualifikuar 6 nga 13 kandidatët fillestarë. Kandidatët e skualifikuar janë përjashtuar nga gara për shkak të mospërmbushjes së kritereve dhe mungesave në dokumentacionin e dorëzuar.
Kujtojmë SPAK shtyu afatin për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të BKH-së deri ditën e martë, më 24 qershor. Kjo shtyrje erdhi si pasojë e dorëzimit të parregullt të dokumentacionit nga ana e 11 prej 13 kandidatëve të regjistruar fillimisht në garë. Vetëm dy prej tyre kishin plotësuar të gjithë dokumentacionin sipas kërkesave të përcaktuara.
Emrat e 13 kandidatëve që aplikuan për postin e kreut të BKH-së:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Astrit Halilaj
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Haki Çako
Joni Keta
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni
Nuk dihen ende emrat e 6 kandidatëve të përjashtuar nga gara.