Mediat izraelite: Serbia pas marrëveshjes 1,64 miliardë dollarëshe me gjigantin e mbrojtjes nga Izraeli, Elbit Systems

1 Minuta Lexim

Mediat izraelite raportojnë se Serbia është vendi europian që qëndron pas një marrëveshjeje në vlerë prej 1,64 miliardë dollarësh me gjigantin izraelit të industrisë së mbrojtjes Elbit Systems.

Javën e kaluar, Elbit njoftoi lidhjen e kontratës për furnizimin me sisteme artilerie raketore me rreze të gjatë dhe mjete ajrore pa pilot, por pa përmendur emrin e klientit.

Në kuadër të kontratës pesëvjeçare të mbrojtjes, Elbit do të furnizojë një paketë të plotë sistemesh luftarake pa pilot të bazuara në inteligjencën artificiale, përfshirë dronë të vegjël për përdorim taktik dhe operacional.

Marrëveshja përfshin gjithashtu furnizimin me raketa artilerie me precizion të lartë dhe produkte të pajisura me teknologjinë e avancuar të Elbit për inteligjencë, survejim, identifikim objektivash dhe zbulim (ISTAR), si dhe sisteme komunikimi dhe inteligjencë sinjalistike.

Paketa përfshin gjithashtu dorëzimin e sistemeve të avancuara elektro-optike dhe pajisjeve të shikimit natën. (E.R)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull