Papa jep mesazhin e parë për Giorgia Meloni-n kryeministre e Italisë

2 Minuta Lexim

Vetëm një ditë më parë ajo u betua si liderja e qeverisë më të djathtë të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Fitorja e Melonit në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar sugjeron se joshja nga nacionalizmi mbetet në Itali, por zotimi i saj për ta çuar vendin në një kthesë të fortë djathtas ende i lë shumë të pasigurt se çfarë do të ndodhë më pas.

Qeveria e re me 24 ministra, përbëhet nga një koalicion me dy liderë të tjerë të krahut të djathtë. Njëri është Matteo Salvini, ish-ministër i brendshëm, dhe tjetri është Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian i qendrës së djathtë që mbahet mend gjerësisht për skandalet e tij seksuale.

Të dy ata kanë shprehur publikisht admirim për presidentin rus Vladimir Putin, gjë që ka ngritur pikëpyetje se cila do të jetë qasja e koalicionit ndaj Rusisë.

Mes reagimeve të kundërta mbi komentet, Meloni, e cila ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës, u përpoq të sqaronte se Italia me të në krye do ishte gjithmonë pro-NATO dhe pro-Evropës.

Por temat e tjera që shqetësojnë shumë janë edhe qasja e saj ndaj emigrantëve dhe komunitetit LGBT.

Në mes të këtyre diskutimeve, Papa Francesku në lutjen e tij të së dielës tha:

“Sot, në fillimin e një qeverie të re, ne lutemi për unitetin dhe paqen e Italisë”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull