“Vetëm për zgjedhjet”/ Negociatat me grupin e Berishës, Bardhi: S’kemi kërkesë që të tërheqim padinë në Apel! As për ‘Non Grata’!

2 Minuta Lexim

Negociatat me grupin e Berishës, Bardhi: S’kemi kërkesë që të tërheqim padinë në Apel! As për ‘Non Grata’! Bisedimet, vetëm për zgjedhjet

“Nuk ka asnjë kërkesë që ne të tërheqim padinë në Apel për vulën e partisë. As ‘Non Grata’ nuk ka kërkesë, nuk kemi ndryshuar mendim për çështjet që na ndajnë. Kemi fokus zgjedhjet, nuk kemi shkuar me asnjë kusht dhe Paloka nuk ka ardhur me asnjë kusht, Bisedimet janë përqendruar te zgjedhje lokale, te rruga se si mund të shkojmë në këto diskutime”, tha Bardhi.

Ai sqaroi edhe arsyen se përse janë takuar me Palokën në kafene dhe jo në seli.

“Ishte kafe pune mes ne të dyve, prandaj zgjodhëm një ambient privat, nuk ishte një takim zyrtar, diskutim mes kolegëve, për të shkuar të halli jonë i përbashkët. Mund të takohemi kudo, edhe në seli, por s’ka rëndësi. E rëndësishme që të ndajmë qëndrime të njëjta për çështje që s’kemi arsye që të rrimë të ndarë”, tha ai.

Deri më tani, Bardhi thotë se nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët për të dalë me një kandidat të përbashkët.

“Nuk kemi gjetur një rrugë të përbashkët për të dalë për përzgjedhjen e kandidatëve”, shtoi deputeti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull