Nis takimi i Këshillit Politik Evropian, i pranishëm edhe Rama

3 Minuta Lexim

Ka nisur takimi i Këshillit Politik Evropian, ku marrin pjesë liderë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit. Në këtë samit do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Po sot, liderët e BE-së janë mbledhur në një takim informal të Këshillit Evropian në Kopenhagë për të diskutuar se si të forcojnë: mbrojtjen e përbashkët evropiane dhe mbështetjen për Ukrainën Të dyja çështjet do të rikthehen në axhendë në mbledhjen e radhës të Këshillit Evropian që do të mbahet më 23-24 tetor 2025.

Si rezultat i takimeve të sotme, qyteti i Kopenhagës është vënë këtë të mërkurë nën masa të forta sigurie.

Takim informal i Këshillit të Evropës

Sipas faqes zyrtare të Këshillit të Evropës, takimi informal u drejtua nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe u prit nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. Ai do të zhvillohej përpara mbledhjes së Komunitetit Politik Evropian, e cila bashkon liderë nga e gjithë Evropa. Liderët e BE-së do të diskutonin në këtë takim se si të forcojnë mbrojtjen e Evropës, edhe në dritën e shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore nga Rusia në disa shtete anëtare të BE-së.

“Këto provokime e kanë bërë edhe më të qartë nevojën që BE-ja të përshpejtojë dhe intensifikojë përpjekjet për të ndërtuar një Evropë që mund të reagojë në mënyrë efektive, të pavarur dhe të bashkuar ndaj kërcënimeve të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin e KiE-së.

BE-ja është e përkushtuar që deri në vitin 2030 të rrisë ndjeshëm gatishmërinë e saj mbrojtëse dhe ka ndërmarrë hapa konkretë muajt e fundit për të arritur këtë synim. Këto përfshijnë: forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e financimit në mbrojtje, zhvillimin e bazës industrial, krijimin e mundësive për prokurime të përbashkëta, në përputhje të plotë me NATO-n.

Këto diskutime do t’i japin udhëzime Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë për hartimin e një plani për zbatimin e objektivave të gatishmërisë mbrojtëse të BE-së, që do të prezantohet në takimin e Këshillit Evropian më 23-24 tetor.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull