Marrëveshja PD-PL, Berisha: Ekzekutim politik personit më negativ që ka qeverisur Tiranën

1 Minuta Lexim

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë sot marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

I pari mbërriti në ‘Hotel Tirana’ për të nënshkruar paktin e bashkëpunimit ka qenë kreu i PL-së, Ilir Meta.

Përpara nënshkrimit të marrëveshjes pati një takim me dyer të mbyllura mes Metës e Berishës dhe tani është konferenca për të nënshkruar edhe paktin mes tyre.

Kryetari demokrat, Sali Berisha ka folur për mediat pak para firmosjes së marrëveshjes mes PD dhe PL dhe ka dhënë një mesazh.

“Dita e ekzekutimit politik të personit më negativ që ka pasur Tirana ndonjëherë në qeverisje. Ky është procesi”, theksoi Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull