I dashur Berti….
Të kujtohet 60 vjetori i Demirit.
Edhe me ndihmën tënde u mblodhëm të gjithë, ti, Kadriu, Luftari, Vangjushi, shokë dhe kolegë.
Ishin ditët e para të muajit të parë të atij viti ogurzi.1997.
Në atë kohë, me ta marr vesh se Teatri Skampa do të festoi ditlndien e Artistit të Popullit Demir Hyskia, militant të partisë e të pushtetit të asai kohe u sulën të tërbuar me shantazhe e kërcënime.
– Po festove pervjetorin ish komunistit, e ish deputetit, mu drejtua kërcënunueshëm një nga puthadorët e atij pushteti, ne, demokratët nuk ta falim. Festoje po..gjej brimë e futu masanej”..
Por ne e festuam..
Për ndonjë fond shtesë as nuk u bë fjalë fare.
Nga ministria e bashkia, na erdhën vetëm dy shkresa me dy fjalë edhe një apostrof: ” S’kemi fonde..”..
Problemin e zgjithëm me ndihmën e shitsave dhe tregëtarëve elbsasa-nas, që na dhuruan pa hezitim para edhe dhurata të ndryshme për Demirin, por, ajo që na u dhimbë për atë festim dhe na vuri në “siklet” ishte përgjigja e Ministrit Teodor Laço dhe K.Bashkisë Elbasan Engjëll Daklit..
I pari më mori në telefon dhe më sqaroi me shumë “falje” se nuk mund të merrte pjesë, sepse “ishte i ftuar në një ekspozitë!!”, ndërsa i dyti na solli një shkresë ku shënohej:” Të shtunën, ora 10, kam pritie populli!!”…
Fill pas këtyre, kryetari P.D i qytetit na sjell një “kërkesë” për sallën e teatrit për një farë “konference” që do të bënte në shkallë rrethi me antarët e partisë së tij pikërishtë ditën e shtunë në orën 10…
Mu, krijua një far bindie se ishim rrethuar kaq keq nga pushteti “blu”, sa, hodha dhe mendimin që të mos ftonim asnjeri, por ta festonim brend për brenda teatrit.
Sidomos, për ty Berti, nuk ta kam thënë më vonë sepse më vinte zor, por, po ta them tani, ngula këmbë unë:.- Berti ka qenë deputet i P.D kështu që…Siç po i shohim hesapet e kësai kohe, kam frikë se do ta fusim “në siklet” si këta të tjerët. Bëjmë sikur e kemi harruar ta lajmërojmë, edhe..”…
Më kundërshtoi me të madhe Et’hem Lulja: – Berti është Berti, është shoku i jonë më tha.- Ai është artist i madh por është edhe njeri i madh…
– Edhe Ministri shkrimtar i madh është, ja ktheva.- Edhe kryetari bashkis inxhinjer i madh. Edhe kryetari i partisë sportist i madh. Edhe të tjerë e të tjerë, për njerës të mëdhenjë i njohim, por…E kuptoni se sa e dhimbëshme do të jetë për Demirin që ti ftojmë dhe të mos t’i vinë..”….
Mban mend Berti. Me ndrojtie erdhëm dhe të takuam në Tiranë.
U gëzove pa masë dhe na qetsove pa masë:
– Do ta festojmë ditlindien e Demirit. Të shokut e kolegut tonë. Aq mirë do ta festojm sa…
Dhe e festuam..
Të shtunën erdhët të gjithë, Kadriu, Vangjushi.
Erdhe ti: futur krahun Ministrit Teodor që e kishte harruar “ftesën e ekspspozitës” dhe që na solli ato kujtime të mrekullueshme.
Sapo e mori vesh kryetari i Bashkisë Engjëlli ardhjen tuaj” e shtyu pritien e popullit”, mori me vete humorin e tij dhe erdhi..
Salla u mbush plot me kolegë, shokë, elbasanas..
Kan kaluar kaq vjet që at’herë…
Çuditërisht, ata soj njerzish që u rënë dhëmbët para e pas “demokracisë” vetëm duke sharë e përbaltur, ata, që, mbasi s’mundën ti tërheqin nga pas për të mallkuar e anatemuar ngritien e “Teatrit të ri Kombëtar”, si mercenarë mjeran, t’u sulën si çakejt me sharje, kërcënime e mallki-me..
Ehh, Mos u mërzit. Ata kan mbetur po ata të dikurshmit, por, tani kan vënë proteza. Proteza nga më të shtrenjtat e më të ndyrat
Punë e madhe..
Ata mbetën ata. Edhe ti mbete po ai…
Të kujtohet një batutë që ta thoshte kolegia, shkodrania, Vjollca tek komedia “Udha e Zavalinajve” e Thanas Borodanit:
– Luj more prej vendit..
– Luj ti.- i përgjigjeshe. – Ti luj. Se unë jam mirë e shumë mirë këtu ku jam…
Ndaj i dashur miku jonë, të uroj: Një gjumë të qetë për prehjen tënde. Një mëngjes të lehtë për të dashuritë që të rrethojnë. Një kafe të ëmbël për shokët e kolegët që të presin. Një shëtitje shlodhëse, për njerzit që të përshëndesin. Dhe një rrol të ri për skenën dhe ekranin që aq shumë i ke nderuar…
*
I dashur Astrit…
Të falenderoj nga zemra për këto kujtime kaqë të dashura për mua. Para ca ditësh i shkrujta Shani Shllakut se vitet që kalova në mes kolektivit të mrekullushëm të teatrit të Elbasanit janë nga më të bukurat e jetës time (me gjithë vështirësitë). Bashkë jemi njohur në teatrin e Spahivoglit me “Midis dy njerëzve” të Kiço Blushit, një pjesë debat vërtet, por debat artistik që aq shumë ndiqej nga rinia në atë kohë. Timoja, Gëzimi, Vera Grabocka…Teatri bëhet shumë më i bukur kur ke kolegë të mirë. Edhe një herë të faleminderit që më zgjove kujtimet me të ndjerin Demir me të cilin isha dhe mik familjar! Dhe së fundi të uroj shëndet dhe mirë se të vish në grupin “Mosha e tretë” !!!
Unë: – Eh..Si mund ta harrojë ty, atë kast të mrekullueshëm aktorësh, atë regji të profesor Kujtimit, dhe atë dramë të Kiços. Isha student dhe ishte rroli im i parë si profesionist..Më kujtohet edhe Timua, Gëzimi, Vera, Zija Grapshi. Vera Zhej. Ehh.. Të përqafoi dhe mirë u pjekshim pas nja “20 vjetësh” tek tryeza e rrumbullakët e “Moshës së tretë”…
*
Me Bertin fillimisht kam pasur takimin e parë si spektator. Isha në sallë atë natë kur u dha komedija “Njeriu qe pa vdekjen me sy” për nder të autorit të saj, boboshtikasit Viktor Eftimiu, kur bëri vizitën në Elbasan dhe ku Berti së bashku me Shpëtim Shmilin, si rrole kryesore krjuan atë çiftë të mrekullueshëm: ”kandidatin për bashkin” dhe “vagabondin” .
Më pasë, student, tek shfletoja arkivën, hasa një fragment marr nga drama “Të pamposhturit” të një autori Amerikane, një diallog midis një të “bardhi dhe një negri” të dy të lidhur me një prangë, ku unë loza negrin dhe Gim Qirjaqi të bardhin. Befas hasa edhe në një fotografi ku interpretonin po të njejtin fragment studentët Robert Ndrenika dhe Shpëtimi Shmili. kur ishin student..
Më vonë kur Kujtim Spahivogli krijoi “Teatrin e të Rinjëve” në Institutuin e Lart të Artit dhe Bertin bëri çmos dhe e tërhoqi nga Elbasani ku ish emërua fill pasi mori dipllomën, “befas” u “bëmë kolegë”, sepse edhe unë, megjithëse student, isha aktor me rrogë. Aty, bashkë në tre çfaqie: “Një shokë i klases” e Kujtimit, ”Midis dy njerezeve” e Kiços dhe “Zbutia e kryeneçes” e Shekspirit.
*
Berti është Berti. Jo unë, me pak rrjeshta, por të tjerë, ndofta me vëllime, mundë të shkruajnë për të. Dhe, duhet të shkruajn, por.. Ata që do të shkruajnë, duan, s’duan, janë të detyruar të më përmendin edhe mua: ”Me dashje-pa dashje”, unë e “spostova” atë nga një rrol në një film.
E kam fjalën për “Fijet që priten”
Shumë pak e dinë,se atë film unë e xhirova kur ai kishte mbaruar dhe ishte gati për publikun. Ndoshta është rasti i vetëm në kinematografi e vendit që një aktor të zëvendësoj një aktorë tjetër, në një film të njejtë, vetëm në ato plane ku interpreton ai, po me ato mardhënije, me atë veprim, me atë mizaskenë, me ato partnerë, me atë kostum, me atë grim.
Dhe më “e keqia”: Unë.. të..zëvëndësoje.. Robert Ndrenikën..
Më e “bukura”, rixhirimet do të bëheshin për një javë.
“Punuam ditë e natë me dy turne” shkruan Muharrem Fejzo, regjisori filmit, sepse filmi ishte plaanifikuar të ipej si premjerë natën e fundit në festevalin e parë të filmit 4 deri 11 prill 1976..
Do të thotë dikush:- Po ti more zotni si “Beluli” po e bënë?! Në vënd që të na flasësh për Bertin, flet për vete”?! He, he. Ndofta.. Por..
Po ju a rrëfej këto sepse. 30 marsi ishte nata kur pas ditës së tretë të çfaqies premjerë, të dramës time, “Hakmarria”, sapo mbaroi çfaqia, më thanë të ndërrohesha shpejt sepse, drejtori i filmit, Josif Kromitha, më priste me xhipsin të ndezur përjashtë. Urdhëri i prerë nga kinostudio dhe drejtoria e teatrit: Nisu. U nisa për Tiranë ku në kinostudio më priste regjisori Fejzo me grupiin e filmit..
He..Me që s’kishte kohë, nuk më dhanë të lexoja as skenarin, por më futën në sallën e projektimit dhe…më çfaqën filmin..
Ç’të shihja? Zëvendësoheshe Berti? Bahhh! Si gjithnjë: i përkryer.
Mbeta. Ç’të bëja?. Ta imitoja? Ta kopjoja? Si?..
Po.. A mund ta imitosh…Mjeshtrin?! Gjeniun?!..
Pa tjetër të gjithë krijuesit dhe nterpretuaesit kishin mbetur siç mbeta unë: Si ta zëvëndësonin?!
Kështu që, donim, s’donim, jo vetëm unë por të gjithë, ishim të detyruar të vërtiteshim në atë që kishte krijuar ai.
Berti është si planetet gjigand.
Duan, s’duan planetet e tjerë, të mëdhenjë e të vegjël, do të vërtiten rreth tij. Atje ku hynë ai si aktor atje, të gjitha mardhëniet, të gjitha mizaskenat, të gjitha planet, vetë skenat, dashje pa dashje tërhiqen nga ai dhe vërtiten rreth tij.
Nuk pranova të xhiroja. Kërkova të ika, por mu sul drejtori i filmit Josifi dhe më ngriu me sqarimin:
– Bertin e hoqën me “urdhër nga lartë”. E merr vesh ti apo jo..
Mu afrua dhe më pëshpëriti:- Berti ka një vëlla të arratisur, kështu, që.. Dikush duhet ta zëvëndësoi Bertin, dhe..regjisori, Muharremi, të kërkoj ty..
Siç mora vesh: Filmi ishte parë nga institucionet përkatëse, dhe për të, në të gjitha “drejtimet” ishin thënë vetëm fjalë shumë të mira..Bile të shkëlqyera, por, ishte “kërkuar” të shihej edhe nga një farë “drejtorie e dytë a e tretë”, ku një farë personi Fiçorr Shehu, nxjerr “problem” biografinë e Bertit dhe kishte urdhëruar prerë: – Të zëvëndësohet.
I thashë Fejzos, regjizorit:- Ke prerë e ke qepur një kostum të bukur, por. “rastësisht t’u grisë”..Hajde ta arnojmë për sytë e botës të dy, sepse për ne: – Edhe ti gjithmon do ta dish se kostumin e ke me arën. Edhe unë gjithmon do ta dij se ai arën jam unë.
Nuk e kam ndjerë veten më ngushtë se atë natë prilli kur u dha premjera e filmit. Salla, ishte e mbushur me punonjësit e kinostudjos që filmin e kishin parë pothuajse të gjithë me Bertin..
Të gjitha urimet që jepeshin, ishin të trishtueshëm. S’kishin faj..
Bertin e donin dhe e respektonin të gjithë…
Në shtator, rastësishte u takuam bashkë tek lulishtja përball hotel “Dajtit”.U ulëm tek një stol. Pimë nga një cigare. Edhe nga një tjetër. Edhe..s’thamë asgjë.
Ç’të thonim?
Heshtëm. Një heshtje që nuk e dëgjoi as një njeri. Një heshtje që të llahtariste me klithmën e saj..
Por.. Kjo heshtje do të thyhej dy muaj më vonë, në festivalin e pestë (1976) të Teatrove Profesionist..E gjithë salla e Teatrit Popullor e mbushur plotë e përplotë me aktor dhe spektator, atë natë kur Berti, si gjithnjë shkëlqeu me rrolin e tij tek drama “Shënomni dhe mua”, dhe, sidomos dhe sidomos, në natën e fundit, kur u ndan çmimet fituese, dhe, kur jurija e festivalit, Bertin, në trysnin e “biografisë” e lan pa çmim..
Çmimin ja dha salla.
Si një sfidë kundër një padrejtësie, u ngritë e gjitha në këmbë dhe e duartrokiti, dhe e duartrokiti, dhe e duartrokiti…
*
Pastaj ajo mbasdite.
– Eja me ne , më tha Nand Rada, tek e takova një mbasdite pas një viti.
– Ku?..
– Jemi një dorë shokësh do të shkojmë në shtëpinë e Bertit.
– Pse?..
– Kemi sebep, thërriti dhe, më tundi një shishe raki.. – Berti fitoi. Nuk e mundën dotë. E bënë “Artist të Merituar”..
Shtëpia e mbushur plot e përplot me miq e shokë shumë e shumë i kishte përcjell tek kopështi i saj, ku “vlonte” gëzimi deri në përlotie për “kthimin” e mjeshtrit, me të gjitha meritat që i takonin dhe i takojnë..
*
“ Mos u mërzit Titi. Kur artisti nëpërmjet artit cënon pushtetin, pushteti nuk heziton që artistin “artistikisht” ta lidhë si Prometheun dhe ti dërgoi korbat e pa-aftë të artit që t’i han krijimin e tij artistik duke e kafshuar në jetën e tijë personale. Kështu ka qenë dhe, siç duken bathët, kështu do të mbetet për shumë kohë tek ne..” ..
ROBERT NDRENIKA.
Me shkurtime.. A.Çerma.

