Deputeti socialist Erion Braçe, ka denoncuar një ngjarje të paprecedentë.
Ai thotë se dikush ka nxjerrë në shitje lulishten e vetme që ndodhet tek “1 Maji”.
“Ky qytet eshte alucinant, nuk ka mundesi;
Ky ka nxjerre ne shitje lulishten-shiheni!
Lulishtja e vetme tek “1 maji” dhe nje nga dy lulishtet qe kane mbetur ne njesine 5, ka dale ne shitje-e shet ky numri ne tabele!
Per ate zot isha mire ne fshat, atje kishte parashikueshmeri;
Ketu cdo gje eshte e paparashikueshme, casti sjell gjithcka qe ti nuk e pret- shitet lulishtja, eshte vene dje pasdite, ne mengjes kur kalova nuk ishte.
Doni me?
Ne Njësinë 5 ka ngelur dhe lulishtja ne krah te presidentit, pas saj nuk ka me!
I ftoj te gjithe banoret e lagjes dhe lagjeve rreth 1 Majit te bejme pelegrinazh neser dhe ta qajme me shume se shiu sot!
Jane te ftuara institucione dhe media”, shkruan ai.

