Greva e pedagogëve, Rama: Çeta e drejtuar nga SHIK-si del me ultimatume, nuk luftohet për rroga të pa fe, pa flamur

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të shkollës së re “Klodian Tanushi” në Dajt reagoi sërish ndaj protestës së pedagogëve.

Ndërsa sot pedagogët kanë lënë afat deri në orën 16:00 për plotësimin e kërkesave të tyre ose përndryshe do të hyjnë në grevë urie, Rama i quan njerëz të pa fe e pa flamur.

Ai u shpreh se në këto kushte të vështira ekonomike, nuk luftohet për rroga por për të drejta themelore, dhe se kjo “pakicë” me pedagogë është në shërbim të opozitës dhe se nuk kanë lidhje me misionin akademik.

“Jeni këtu për të kremtuar një dëshmor, një mesazh kuptimplotë të dikujt që dje dha jetën për atdheun, ndërkohë sot në kushte të vështira, një çetë, një pakicë nën drejtimin e një SHIK-si i cili ka uzurpuar sindikatën e ashtëquajtur të pedagogëve del me ultimatum se nëse nuk rriten rrogat hyjnë në grevë urie.

Në grevë urie hyjnë njerëzit pa fe, pa flamur! Nuk bëjnë prindërit e këtyre njerëzve grevë për rroga që me siguri i kanë pagat shumë më të ulëta.

Luftohet për të drejta themelore, jo për rroga, rritje më të madhe të rrogave në këto kushte e kanë pasur pikërisht pedagogët, nuk ua rritëm mësuesve që kanë një punë shumë më të vështirë, se këta që kanë paturpësinë të dalin në media. Si mundet një misionar i arsimit të dalë ashtu?

Dalin e thonë nuk ia vlen të jesh pedagog, nuk mund të jetë më pedagog! Edhe një herë e përsëris, shumica e pedagogëve nuk janë këta, se përndryshe do të ishte alarm. Më vjen keq që u detyrova të flas për këtë. Shiksi që u shërben rublave ruse jo atdheut, ndryshe nga djali emrin e të cilit do të mbajë kjo shkollë”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull