Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta gjatë kohës që do të shqyrtohej drafti për disa ndryshime në ligjin për komisionin hetimor pasi siç tha kryetari i Komisionit, Ulsi Manja duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit. Por, kjo solli reagimin e deputetes së re Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit.
Manja tha se në grupin parlamentat ka hierarki dhe se Çaushi duhet të mësohet me atë.
Replikat:
Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.
Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?
Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.

