Belinda Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë për njohjen e akteve nga mbrojtja

1 Minuta Lexim

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pak se një orë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.

Pasi la ambientet e gjykatës, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.

Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.

Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull