68 të vdekur, 50 të lënduar rëndë – ky është bilanci tragjik i përplasjes së trenave sot në Spanjë, në krahinën e Toledos. Ky aksident – pasojë e një gabimi njerëzor, siç u njoftua – është edhe më fatal se ai që ndodhi në janar kur në të njëjtën vijë hekurudhore u ndeshën frontalisht dy trena dhe vdiqën 46 veta. Numri i të vdekurve iu afrua katastrofave më të mëdha hekurudhore në historinë e Spanjës: gjatë përplasjes së dy trenave në linjën nga Cadizi në Sevilla në vitin 1972 vdiqën 80 njerëz, më 2013 në Santiago de Compostela gjithashtu 80.
Rrjedhi hekurudhor i Spanjës një kohë të gjatë është konsideruar si ndër më modernët në botë. Rrjeti i trenave të shpejtë është më i madhi në botë pas Kinës: në linjat e shpejtësisë së lartë („Líneas de alta velocidad“) trenat ecin me shpejtësi mes 250 dhe 310 kilometrave në orë. Shumë njerëz nuk duan të udhëtojnë me avionë apo veturë sepse duan të mbrojnë ambientin. Qarkullimi në rrjetin hekurudhor është liberalizuar – thënë më mirë: kompani të ndryshme të trenave zhvillojnë një garë konkurrence për të fituar sa më shumë. Kjo e rëndon infrastrukturën. Me pasojat që po shihen.

