Mollët e Korçës

1 Minuta Lexim

Dashnor Kokonozi

Më bëri përshtypje se sot, mollët e Korçës, starking, shiteshin 3 kg 100 leke, pra as një dollar. Thashë se do të jenë të kalbura dhe shitësi provon shansin e fundit për t’i shitur para se t’i hedhë. Nuk ishte fare ashtu! Ishin mollë të shkëlqyera. Të shijshme e plot lëng, siç do të vërej më pas.
E pyeta shitësin dhe ai më tha se njerëzit blinin mollët që vinin nga jashtë. Ai po i shiste me humbje ato të Korçës!
Në parim nuk jam për “shopping patriotik” Malli, cilido që të jetë, duhet të konkurrojë midis të tjerëve.
Ja që mollët e Korçës konkurronin dhe ishin fituese në të gjitha drejtimet, pa llogaritur se janë edhe më pak të trajtuara kimikisht.
E megjithatë, nuk i blinte njeri! Ka diçka që nuk vete.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull