Kreu i PD, Sali Berisha edhe këtë hënë vijoi me sulmet për Altin Dumanin, para derës së SPAK, ku u paraqit për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje” për aferën Partizani.
Para gazetarëve, Berisha tha se Dumani është avokat i gjyqtares Irena Gjoka dhe armik i pluralizmit.
I pyetur nga gazetarët për akuzat dhe kritikat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, Berisha tha se qëllimi i tij nuk është të paraqesë akuza personale, por të bëjë një shërbim për shqiptarët.
“Një ministër në Rumani dha dorëheqje sepse nuk kishte dorëzuar një dokument vetëdeklarimi. Këtu kemi të bëjmë me një kriminel që fshihet pas krimit dhe mbrohet nga një person që paguhet për të mbrojtur qytetarët nga krimi.. Unë nuk kam paraqitur akuza, por vula apostile. Po u tregoj shqiptarëve çfarë llumi ekziston në këto organe të drejtësisë”, deklaroi Berisha.

