Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një komunikim për mediat nga Kryesia e Kuvendit se PS nuk do propozojë asnjë emër për Avokatin e Popullit, por do mbështesë kandidatët e propozuar nga opozita.
Balla tha se mazhoranca do presë të mbarojë afati zyrtar për dorëzimin e kandidaturave për të thënë fjalën e saj të fundit.
“Ne do të shprehemi për këto kandidatura brenda afatit. Unë prandaj po bëj këtë komunkim. Është më e mira e mundshme, në këto kushte, të votojmë një nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Unë nuk i kam parë të gjitha kandidaturat.
Pasi të kemi listat e plota të kandidaturave, të vlerësohen nëse i kanë përmbushur kriteret. Nuk kemi asnjë komunikim. Ai fakt është që ne nuk po investohemi me mbështetje.
Shpresoj që PD, kandidatët që ka mbështetur me firma, t’i mbështesë edhe në Kuvend. Dua që kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli nga opozita dhe të mbështetur nga qeveria. Ne duam të ecim me një traditë të konsoliduar parlamentare”, theksoi ai.

