Flutura Açka: Liderit të PD t’i vijë turp që nuk mbush dot sheshin. Dikush duhet t’i thotë Berishës se duhet të iki se është ose i paaftë, ose…

3 Minuta Lexim

Ish-deputetja demokrate Flutura Açka, kërkon ndryshim dhe lidership të ri për Partinë Demokratike.

Duke folur për “MCN”, ajo deklaroi se PD është e mbyllur dhe izoluar, dhe ndau bindjen se Ervin Salianji mund t’i bashkojë demokratët.

Sipas saj, lidershipit të Partisë Demokratike duhet t’i vijë turp që nuk mbush sheshin dhe shtoi se kjo gjë tregon ose paaftësi, ose bashkëpunim me Edi Ramën.

“Forca jonë politike pas 35 vitesh është në një bunker, e mbyllur, e izoluar nga ndërkombëtarë, është e paaftë të ftojë demokratët dhe duket sikur ka një konflikt me shqiptarët se të shohësh në 8 dhjetor në zemër të Tiranës, një parti që ka ndryshuar Shqipërinë, ta shohësh me “200 petrita” aty, do të thotë që diçka nuk shkon.

Ka ardhur koha të jenë të sinqertë më në fund me demokratët dhe të largohen.

Salianji është ndër djemtë e paktë, që pati një lloj që edhe në agresionin më të madh që pati ajo parti, Salianji e mbajti eshtrën njerëzore, gjë që më ka bërë vërtetë përshtypje. Një njeri i cili edhe në kulmin e politizimit të gjërave, e gjeti mirësinë të mbajë njerëzoren, do të thotë që në thelbin e Salianjit qëndron një njeri që është i gatshëm të jetë i hapur. Që ka mundësi të pranojë që partia nuk është vetja.

Është shumë thelbësor, po ta krahasoj me një grup agresorësh dhe fashistësh në atë parti prej të cilëve e kam pësuar dhje vetë. Salianji po, është një njeri që mund t’i bashkojë demokratët. Jam duke e ndjekur me kujdes Salianjin se kur do vij me ide politike, me projekte politike.

Se siç doli mbrëmë pas 35 vitesh, tregon që PD është në një pellgaçe dhe nuk po dalim dot nga balta mbytëse. Dikush duhet t’ia thotë Sali Berishës që duhet të lëvizë. Mund ta marrë Salianji, një djalë tjetër apo demokratët, por ne duhet të ndryshojmë PD.

Ne po tradhtojmë shqiptarët, duke mos ndryshuar PD-në. Berisha rreth vetes ka vetëm rreshterë. Lidershipit të PD duhet t’i vijë turp që nuk mbush sheshin përballë skandaleve. Kjo tregon se ose është i paaftë dhe duhet të lëvizë, ose ka bashkëpunim me Edi Ramën për të mos mbushur sheshin”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull