“Vendet e BE kanë në dispozicion 50 anije me gaz”, Meta per krizen energjitike: Qeveria e ‘Rilindjes’ ofron si zgjidhje të lutemi për reshje

2 Minuta Lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka thënë se 36% e totalit të energjisë në Europë sigurohet nga gazi natyror me kosto 100 euro/Mw.

Më tej Meta shkroi se “ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse të gatshme për t’u shkarkuar në terminalet LNG, Qeveria e “Rilindjes” ofron si zgjidhje të lutemi për rreshje”.

“Ndërkohë që çmimi i energjisë ka rënë me 50% në krahasim me muajin shtator, Qeveria e “Rilindjes” vendos të rritë shumëfish çmimin për familjet shqiptare”, shkroi Meta ndërsa deklaroi se 12 nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve monstruoze të “Rilindjes” në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve.

Postimi i plotë:
Aktualisht rezervat e gazit në vendet europiane janë 100%. Kjo është arsyeja pse çmimet e energjisë janë mesatarisht 150 euro/Mwh, pasi 36% e totalit të energjisë në Europë sigurohet nga gazi natyror me kosto 100 euro/Mw.
Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse të gatshme për t’u shkarkuar në terminalet LNG, Qeveria e “Rilindjes” ofron si zgjidhje të lutemi për rreshje.
Ndërkohë që çmimi i energjisë ka rënë me 50% në krahasim me muajin shtator, Qeveria e “Rilindjes” vendos të rritë shumëfish çmimin për familjet shqiptare.
Ndaj 12 Nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve monstruoze të “Rilindjes” në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull