UGSH dega Elbasan, ndan Çmimet Vjetore të Gazetarisë 2025

5 Minuta Lexim
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ,Dega Elbasan, në pritjen tradicionale të organizuar me rastin e festave të fundvitit, ka ndarë mbrëmjen e kësaj fundjave Çmimet Vjetore të Gazetarisë për vitin 2025 duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjitha bashkitë e Qarkut Elbasan.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Agroturizëm “Te Arrat” në Cërrik, në një atmosferë festive e mjaft dinjitoze, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme të jetës publike dhe mediatike, mes tyre Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z.Andis Salla , deputeti i Cërrikut z.Agron Gaxho, kryetari i Bashkisë Cërrik z.Florenc Doka, kryetari i Bashkisë Elbasan z.Gledian Llatja, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ,z.Aleksandër Çipa, analisti z.Mentor Kikia, si dhe përfaqësues të shumtë të medias shqiptare.
Puna e gazetarëve u “kurorëzua” me çmime në disa zhanre të rëndësishme të gazetarisë, nga investigimi, politika,ekonomia dhe sporti, te raportimi më i mirë, çmimi i karrierës, gazetari i ri dhe çmimi special duke reflektuar gamën e gjerë të kontributeve mediatike në shërbim të publikut.
Gjatë fjalëve përshëndetëse, përfaqësuesit e politikës theksuan rolin thelbësor të gazetarisë në një moment historik për Shqipërinë, në prag të integrimit në Bashkimin Evropian. U vu theksi te nevoja për më shumë transparencë institucionale dhe akses më të madh të informacionit për median dhe qytetarët, duke e konsideruar gazetarinë një partner kyç në këtë proces.
Z.Fatmir Popja, u shpreh se Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Elbasan është më masivi në komunitetin e gazetarëve në Shqipëri dhe mban një peshë të rëndësishme në spektrin mediatik kombëtar. Ai theksoi se gazetarët e Qarkut Elbasan shquhen për nivel të lartë profesional dhe për prezencë të vazhdueshme në mediat kombëtare.
Ndërsa kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, z. Aleksandër Çipa, vlerësoi kontributin gati dydekadësh të UGSH-së si një zë i maturuar dhe reagues në kohën e duhur, duke e cilësuar degën e Elbasanit si një aset të çmuar të kësaj organizate prestigjioze.
Në një super atmosferë të krijuar nga të pranishmit, kryetari i UGSH Elbasan z.Fatmir Popja prezantoi fituesit e Çmimeve Vjetore të Gazetarisë 2025:
Çmimi “Gazetari i Vitit 2025”
• Znj. Bruna Kërçyku – Top Channel
• Z. Vladimir Mema – Panorama Sport
• Znj. Entela Duka – MCN TV
• Znj. Edisona Skënderi – ABC News
• Z. Ronaldo Gjoshi – Report TV
Çmimi “Gazetari Investigativ i Vitit”
• Znj. Fatbardha Nergjoni – Freelancer Journalist
Çmimi “Radio e Vitit”
• Radio Klea, Administrator z. Taulant Pilavi
Çmimi “Podcast-i i Vitit”
• Znj. Anisa Bahiti – Moderatore e Bahiti’s Podcast
Çmimi “Gazetaria Sociale e Vitit”
• Znj. Edlira Xherri – Euronews Albania
Çmimi “Portali i Vitit”
• Elbasani Plus, Administrator z. Renato Haxhiaj
Çertifikatë për “Kontribut të Shquar në Gazetari”
• Z. Besim Dybeli – Freelancer Journalist
• Z. Fatos Salliu – TV Klan
• Znj. Belinda Ruçaj – A2 CNN
• Znj. Miranda Sadiku – ATSH
• Z. Haxhi Balliu – Freelancer Journalist
• Z. Piro Kita – Freelancer Journalist
• Z. Agim Blloshmi – ABC News
Çmimi “Moderator i Vitit”
• Znj. Entela Skora Abazi
• Arjola Tashi
• Florenc Pisha
• Alban Shengjergji
Çmimi “Talenti i Ri i Gazetarisë”
• Margarita Mëhillka – Syri TV
• Edja Fecaji
• Enes Memolla – RTSH
Çmimi “Operator i Vitit”
• Ardian Qosja – Top Channel
• Arben Boriçi – Vizion Plus
• Ernest Ballobani – News 24
• Besnik Ademi – TV Klan
• Dashnor Vaja
• Lirim Abazi
• Dashamir Qemali – RTSH
Çmimi “Kontribut në Gazetarinë Sportive”
• Mariglen Miraka – Panorama Sport
• Ledion Qoshku – Panorama Sport
Ceremonia u mbush me emocione dhe një mesazh të fortë vlerësimi për gazetarinë profesioniste, duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull